Gjykata e dënoi me 60 milionë lekë Rezart Taçin

Gjykata e Tiranës e dënoi me 6 milionë lekë të reja gjobë, ish-administratorin e ARMO-s, Rezart Taçin. Gjyqtari i vetëm i çështjes Martin Deda e dënoi me gjobë Taçin, për akuzën e mos pagimit të tatimeve dhe taksave ndaj shtetit, me një vlerë që kap shifrën e rreth 6 milionë euro.
Ndëkohë prokuroria në seancën e kaluar, kërkoi nga gjykata dënimin e tij me 10 milionë lekë të reja gjobë dhe për 2 vitet e ardhshme mos të emërohet si administrator në ndonjë kompani private, apo publike. Ndërsa avokatët kërkuan pafajësi, duke pretenduar se i njihnin detyrimet ndaj shtetit.
Rezart Taçi sipas akuzës, me cilësinë e administratorit të kompanisë “ARMO” që nga viti 2009, kohë kur e ka blerë këtë kompani e deri në vitin 2013, nuk ka paguar një pjesë të madhe të detyrimeve tatimore dhe taksat vendore. Nga përllogaritja e detyrimeve, rezulton që Taçi i detyrohet shtetit shqiptar rreth 6 milionë euro detyrime tatimore.