Gashi “shkes” për Hykën në MLS

Jahmir Hyka ëndërron kampionatin amerikan të futbollit. Edhe pse mesfushori i përfaqësueses përflitet se është shumë pranë firmës me Antaljaspor, ai tërhiqet nga ideja për të luajtur në kampionatin amerikan të futbollit, MLS. Hyka ka shfaqur interes dhe po ashtu, mendohet se kanë qenë të shumta skuadrat amerikane që kanë pyetur për të. Një klub mbi të tjerë interesohej për futbollistin shtatshkurtër: Kolorado Rapids, ku luan edhe Shkëlzen Gashi.
Siç raportohet në portale që i kushtohen futbollit në SHBA, sulmuesi i ka lavdëruar drejtuesve të klubit Hykën aq sa për t’i bindur ata që të marrin në konsideratë mundësinë e afrimit të tij.
Tani mbetet të mësohet nëse Hyka do të niset drejt Turqisë për t’iu bashkuar Samuel Eto’o te Antaljaspor, apo do të bëhet pjesë e Kolorado Rapids, për të formuar një dyshe ofensive të frikshme përkrah Shkëlzen Gashit, i cili është një prej zbulimeve të vitit të fundit në MLS.
Rrjeti ESPN shkruan se, San Jose Earthquakes është shumë pranë firmës me futbollistin e kombëtares shqiptare, i cili ka edhe gjashtë muaj kontratë me Lucernën në Superligën e Zvicrës. Klubi kalifornian, që e mbyll sezonin e rregullt vitin që sapo u mbyll në vendin e parafundit të Konferencës së Perëndimit, por po lëviz shumë në merkato me synin afrimin e lojtarëve me eksperiencë nga futbolli europian, por që janë përfundim të kontratës me klubet respektive.
I parë në listën e dëshirave të stafit teknik të San Jose Earthquakes, është lojtari nga Bregu i Fildishtë Salomon Kalou, aktualisht pjesë e Herthës së Berlinit në Bundesligë, por blerja e parë nga Europa pritet të jetë pikërisht Jahmir Hyka.
28-vjeçari luan prej viti 2011 te Luzerna në Zvicës, skuadër me të cilën ka koleksionuar 161 në kampionat, duke shënuar 17 gola. Shifrat dhe eksperiencë e mesfushorit kuqezi, i cili më shumë ka spikatur si mesfushor i majtë, i kanë bindur drejtuesit e skuadrës amerikane që të tentojnë afrimin e tij, sigurisht nëse Hyka nuk merr një ofertë më të kënaqshme në Europë, pasi për të ka interes nga Hungaria dhe Turqia.