Berisha shkëlqen në fitoren e Melbourne

Besart Berisha nuk di të ndalet. Sulmuesi shqiptar i dha fitoren Merburne Victory-t me një gol dhe një asist në fushën e Adelaide United, duke i dhuruar fitoren e nëntë në 13 ndeshje skuadrës së tij. Golashënuesi më i mirë në historinë e kampionatit australian, në minutën e 22-të asistoi JamesTroisi për golin që zhblloi ndeshjen, ndërsa në minutën e 68-të ishte australiani ai që krosoi saktë duke i dhënë mundësinë Berishës të shënonte golin e dytë dhe të fundit të këtij takimi.
Ky ishte goli i 11 për Berishën në këtë sezon në kampionat dhe i 92-ti gjithsej në historinë e Ligës A. Me këtë fitore Melburn Viktori numëron 29 pikë në 13 ndeshje, duke mbajtur vendin e dytë në renditje.
Me këtë finalizim ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare shkon në kuotën e 11 golave në kampionat dhe kryeson listën e golashënuesve me dy më shumë se Fonaroli i Melbourne City-t. Që nga viti 2011 kur nënshkroi me Brisbane Roar, Besart Berisha ka shënuar 95 gola në elitën e futbollit australian, askush si ai nuk ka mundur të ketë këtë ecuri të jashtëzakoshne në këtë këtë kampionat.