Çeno: Këshilltarët e fushatës së Trump në Tiranë për ndryshimin

Endri Çeno është një nga njerëzit e angazhuar në stafin e fushatës elektorale të Presidentit të zgjedhur Trump, i cili drejton edhe një sekretariatet në PD. Ai shpjegon arsyet se përse njerëzit e fushatës së Trump erdhën në Tiranë.
“Diskutuam në Tiranë për përgatitjen e fitores së të djathtës në Shqipëri”, thotë Çeno.
“Dua të ndaj me ju mirënjohjen për të gjithë miqtë që ndoqën takimin e Tiranës me ekipin organizues të fushatës presidenciale të Donald J. Trump. Miqtë nga Amerika na treguan se duhet guxim për të shpresuar po aq sa duhet përgatitje për ta merituar fitoren. U jam mirënjohës të ftuarve amerikanë për thjeshtësinë e mesazhit të tyre, për kohën që morën nga familjet dhe punët e tyre për t’u njohur me sfidat e vendit tonë.
Zotërinjtë Michael Biundo, Andreë Boucher, Shannon Burns, Kory Ëood, Derek Dufresne, i njoha para disa vitesh në aktivitetet e Konventës së Republikanëve në SHBA. Pas ftesës së tyre pata nderin të isha pjesë aktive e fushatës në terren me komunitetin shqiptar, si dhe mbështetës i zbatimit të strategjisë politike për zgjedhjen e Presidentit Trump.
Ndihem i lumtur që munda të organizoj vizitën e parë zyrtare të një delegacioni amerikan në përbërje të fushatës Trump në vendin tim. Ardhja e fushatës Trump nuk ka sesi të mos jetë një lajm i mirë për ata që besojnë tek aftësitë që ka secili prej nesh për ta bërë sa më reale fitoren e së djathtës së vërtetë në Shqipëri.
E vlerësoj së tepërmi praninë e të gjithë atyre shqiptarëve të shquar, brenda dhe jashtë PD, në Shqipëri dhe jashtë saj, që vërtet besuan tek fitorja e të djathtës në SHBA. Miqtë amerikanë më siguruan se nuk do të harrohet zëri i atyre shqiptarëve, që në Shqipëri dhe Amerikë që u shprehën publikisht pro mundësisë dhe drejtësisë së fitores së  Presidentit Trump.
Në Tiranë diskutuam aspektet e përgatitjes së një fitoreje të vështirë. Një fitore që mund të arrihet kur ke kundër mediat kryesore, spekulantët financiarë ndërkombëtarë dhe oligarkët partiakë të shkëputur nga njerëzit. Ne mund të fitojmë nëse mund të bindim shqiptarët se mund të na besohet ndryshimi. Në Shtetet e Bashkuara ndryshimi po vjen.
Duhet të bëjmë gjithçka mundemi që ta sjellim atë edhe në Shqipëri”, shkruan Çeno në Facebook.