Turqia akuzon Shtetin Islamik për sulm kimik

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Anadolu” në Turqi, ushtria turke la të kuptohet dje se luftëtarët e Shtetit Islamik në veri të Sirisë, përdorën armë kimike kundër kryengritësve të mbështetur nga Turqia.
Në një deklaratë, shefi i shtabit të ushtrisë turke tha se 22 kryengritës kishin shfaqur shenja ekspozimi ndaj “gazit kimik”, pas një sulmi me raketa në lindje të Al-Rait, pranë kufirit mes Sirisë dhe Turqisë. Deklarata nuk thoshte se kur ndodhi sulmi.
Të plagosurit u evakuuan në qytetin kufitar Kilis të Turqisë kur po u bëhen analiza për gjurmë armësh kimike, sipas njoftimeve të medias turke.