Tritol makinës së një 57-vjeçari në Sarandë

382

Tentohet të vritet babai i një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Aleksandër Bardhit, vëllait të ish-kreut të Njësisë Administrative Kaçinar të Mirditës. Ngjarja në fjalë është regjistruar në Ksamil. Mësohet se Agron Xhezairi, babai i të shumëkërkuarit nga policia Albi Xhezairi kishte konstatuar se në automjetin e tij tip “Benz” lëndë plasëse.
Burime bëjnë me dije se 53-vjeçari ka njoftuar Policinë e Sarandës se teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij, në sediljen e pasme, ka konstatuar një lëndë të mbështjellë me një qese plastmasi, 2 fije teli të lidhura me një aparat celulari. Fill pas kësaj, u njoftua reparti xhenier i “Renea”, Tiranë të cilët kryen çaktivizimin.
Sakaq, po punohet për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, si dhe identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Po ashtu, nuk bëhet e ditur nëse kjo ngjarje lidhet me ndonjë hakmarrje të mundshme që po i bëhet ndaj djalit të tij. Albi Xhezairi është i shpallur në kërkim për vrasjen Bardhit në Shendelli, ngjarje që ndodhi më 24 shtator të këtij viti. 20-vjeçari po hetohet për veprat penale, “Vrasje në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Të shtëna me armë në një lokal në Tiranë

Pa kaluar shumë kohë nga plagosja në Tiranë në mes të një lokali, një tjetër rast ka tronditur kryeqytetin pasditen e djeshme. “Jetaoshqef.al” ka siguruar pamjet e një aksioni policor në një lokal tek “Unaza e Re”, Astiri. Sipas dëshmitarëve bëhet me dije se ka qenë një aksion policor ndaj një personi të shpallur në kërkim për vjedhje.
Por, arrestimi i tij në një ambient publik dhe në një orar ku njerëzit janë të shumtë, mesa duket ka terrorizuar banorët dhe klientët tek lokali. Sipas dëshmitarit që ka parë ngjarjen, policët nuk ishin të veshur me uniformë dhe të shtënat kanë ardhur pasi i riu që po arrestohej ka bërë rezistencë ndaj tyre.
Ndërkohë, për të marrë më tepër detaje, “Jetaoshqef.al” kontaktoi me burimet pranë Policisë së Tiranës, nga ku bëhet me dije se është arrestuar një person i shpallur në kërkim.