Tre të plagosur në dy aksidente

Një aksident ka ndodhur pasditen e djeshme në segmentin rrugor Shkozet-Plepa, duke shkaktuar një të plagosur. Një autobus me targa AA 965 AY, me drejtues shtetasin S.M 31 vjeç, banues në Lushnjë, ka përplasur një qytetar, i cili udhëtonte me biçikletë.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, dhe si pasojë e goditjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i biçikletës, shtetasi me inicialet E.P. 55 vjeç, banues në Arapaj. I lënduari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Durrës, ku tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i autobusit është marrë në pyetje nga policia lidhur me rrethanat e aksidentit, ndërsa grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje po vijon veprimet për sqarimin e plotë të ngjarjes. Nga informacionet e marra nga policia, mësohet se ai ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, drejtuesi autobusit po pyetet në komisariat rreth rrethanave të aksidentit. “Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet për sqarimin e plotë të ngjarjes”, thotë Policia e Durrësit.
Një aksident ka ndodhur dje në Elbasan. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi Ilias Xhika, 46 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë Cërrik, duke drejtuar mjetin autobus tip “Benz” me targa AA 057 PD, është përplasur me mjetin motor tip “Yamaha” me targa EL888, drejtuar nga B.M, 66 vjeç, banues në fshatin Mollas Cërrik. Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i motorit dhe bashkëshortja e tij B.M 60 vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjetin tip motor. Ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.