Tjetër skandal në futbollin anglez

Tjetër skandal në futbollin anglez. Harry Redknapp, ish-trajner i Tottenham, Quens Park Rangers, Portsmouth dhe West Ham pranoi në një bisedim të regjistruar me kamer të fshehtë nga “The Telegraph”, se ish-futbollistë të tij vinin baste mbi ndeshjet e tyre, diçka që është rreptësisht e ndaluar në Angli. Redknapp zbuloi se disa lojtarë vinin baste deri në shumën e 20 mijë paund për ndeshjet e tyre. Gjatë regjistrimit rrëfen se lojtarët e tij vunë të gjithë bast se do të fitonin për një ndeshje që do të luanin më pas dhe madje njëri prej tyre i këshilloi agjentit të tij të shiste shtëpinë dhe ta vinte bast duke qenë se fitorja ishte e sigurt dhe kuotat mjaft të favorshme.
Për arsye ligjore, “The Telegraph” nuk zbulon se për cilën ndeshje, ekip apo lojtarë bëhet fjalë në bashkëbisedimin e Redknap me gazetarin e infiltruar. I pyetur nga personi në fjalë se përse nuk informoi për këtë çështje Federatën angleze të Futbollit, Redknapp u përgjigj “E kujt i interson diçka e tillë”. Gjithashtu Redknap u shfaq shumë i interesuar për t’u marrë pjesë si palë e tretë në transferimet e një klubi të Championship, diçka tjetër që është absolutisht e ndaluar nga Federata angleze e Futbollit dhe FIFA.