Skandal, policët e Tahirit dhunojnë të miturin në Tiranë

Dy punonjës policie kanë dhunuar në mënyrë barbare një minoren në Tiranë. Ngjarja e rëndë është arritur të filmohet ditën e dielë në rrugën “Teodor Keko” pranë zonës së njohur si Unaza e Re në Tiranë. Pranë një restoranti në një qendër tregtare të asaj zone, dy policë me uniformë shikohen teksa ushtrojnë dhunë të ashpër fizike ndaj një minoreni, madje tentojnë t’i vendosin edhe prangat. Është një moment mjaft i rëndë në video, ku fëmija lëshon ulërima të mëdha nga dhimbja. Në pamje duken edhe njerëz të tjerë nga brenda restorantit, të cilët u kërkojnë policëve të ndalojnë dhunën.
Nuk dihet ende asgjë në lidhje me arsyen se përse ata dhunuan djalin, por sipas dëshmitarëve ai njihej si fëmijë endacak. Jetaoshqef raporton se, nga ulërimat dhe tmerri që panë me sy, shumë klientë u larguan. Ndonëse videoja e dhunës së fëmijës nga dy policët është publikuar në rrjetet sociale edhe ka ngjallur reagime të ashpra, nuk është marrë asnjë masë për dy punonjësit e policisë.
Kjo ngjarje, për fat të këq na tregon edhe njëherë se si vepron realisht policia e shtetit, ndryshe nga videot e propagandës që shpërndahet nga zyrat e rikonstruktuara 2.2 miliardëshe të Ministrisë së Brendshme. Kjo është realisht policia me të cilën përballen qytetarët dhe jo ajo e fotove dhe videove që poston herë pas here Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ku shfaqen policë me uniforma të pastra që herë ndihmojnë ndonjë të moshuar në semafor kur aty afër gjenden “paparacët” e Ministrisë për t’i fotografuar e herë të tjera filmohen duke shpëtuar ndonjë kotele, ndërkohë që krimi po pushton cdo ditë e më shumë jetën publike.