S’ka paqe mes SHBA dhe Rusisë

247

Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi dje një dekret që pezullon marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara për asgjësimin e plutoniumit që përdoret për prodhimin e armëve. Ai përmendi si arsye veprimet sipas tij “jomiqësore” të Uashingtonit.
Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk janë në gjendje “të garantojnë zbatimin e detyrimeve të tyre për përdorimin e sasive të tepërta të plutoniumit.
Marrëveshja, e nënshkruar fillimisht në vitin 2000 dhe ripërtëritur më 2010, kërkonte që dy fuqitë bërthamore të asgjësojnë nga programet e tyre të mbrojtjes plutoniumin që përdoret për prodhimin e armëve.
Në bazë të marrëveshjes së vitit 2010, të nënshkruar nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe pastaj nga sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, secila palë do të shkatërronte 34 tonë plutonium duke e djegur atë në reaktorët bërthamorë.