Bie shkalla e punësimit në tremujorin e dytë

“Në tremujorin e dytë të vitit 2016 krahasuar me tremujorin e parë rritje kanë shënuar tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara 20.4%, tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 17.2 %, tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara 16.7 %, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 2.7 %, tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara 2.5 %, si dhe tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit në dyqane të specializuara 0.8 %”, thuhet në statistikat e publikuara nga ASK. Për dallim nga kjo rënie ka shënuar tregtia me pakicë e karburanteve dhe mallrave të tjera. “Rënie kanë pasur tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (13.2 %), tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara (0.8 %)”, thuhet më tej në këtë publikim. Tregtia me pakicë në tezga dominon në këtë tremujor krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Tregtia me pakicë e pajisjeve të IT-së, pajisjeve shtëpiake ushqimore, pijeve, duhanit kanë shënuar rritje për dallim nga karburantit që është me rënie krahasuar edhe me këtë periudhë.
“Në tremujorin e dytë të vitit 2016 krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015 rritje kanë shënuar tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 62.5%, tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit në dyqane të specializuara 39.2%, tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara 31.9%, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara 30.6 %, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 11.0%, Rënie kanë pësuar tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit në dyqane të specializuara (21.8 %) si dhe tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara (17.7 %)”, thekson publikimi i Agjencisë së Statistikave. Nga muaji prill deri në qershor është rritur numri i të punësuarve në dyqane të specializuara për tregti me pakicë si për pajisje shtëpiake, mallra kulturore dhe argëtuese si dhe në dyqane jo të specializuara.
Sipas të njëjtit publikim, në tremujorin e dytë të vitit 2016 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2016, rritje të numrit të punëtoreve kanë shënuar tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara me 34.1 %, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara me 17.1 %, tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit në dyqane të specializuara me 12.5 %, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me 2.3 %. Përkundër rritjes së tregtisë me pakicë në tezga punësimi ka shënuar rënie. Rënie e punësimit vërehet edhe te tregtia me pakicë me karburante dhe produkte ushqimore. “Rënie kanë pasur tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (15.8 %), tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara (9.0 %) si dhe tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara (0.5 %)”, thuhet në publikimin e ASK-së. Përkundër se tregtia me pakicë e karburantit ka shënuar rënie në krahasim me muajt e parë të këtij viti por edhe në krahasim edhe me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, punësimi në këtë sektor ka shënuar rritje.