Xhaka, tjetër gol me Arsenalin

Granit Xhaka nuk ndalet dhe konfirmon se është një përforcim i rëndësishëm për Arsenalin.
Mesfushori shqiptar ishte protagonist në fitoren 4-0 ndaj Notinghem Forestit, që i kualifikoi “Topçinjtë” në raundin e katërt të Kupës së Ligës në Angli. Në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Nottingham Forest, mesfushori shqiptar i hapi rrugën suksesit të “Topçinjve” me një supergol nga jashtë zone.
Në minutën e 23-të, Xhaka çeli goleadën e londinezëve me një perlë me të majtën nga rreth 40 metra, e ngjashme me atë që i shënoi Hull Sitit në kampionat fundjavën e shkuar. Ky është goli i dytë i Xhakës me Arsenalin në pak ditë pas atij ndaj Hull City në Premier League.
“Pokeri” u plotësua nga dopieta e Lukas Perezit (60’-p., 71’) dhe goli i Okslejd Çambërlejnit në shtesë.