S’ka buxhet për qytetarët, vetëm “plaçkë lufte” për pushtetarët

258
Deputetja e PD Albana Vokshi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku mazhoranca dhe opozita kane debatuar ne lidhje me vendimet e miratuara dite me pare ne Komisionin e Ligjeve per heqjen e kompetences se Presidentit per te propozuar kryetarin e ILDKP.

Albana Vokshi

Kjo po që është Qeveri solidare!! Të gjithë ministrat ?janë vënë në radhë për të marrë në mbrojtje ministren e Arsimit. Këtë bëri edhe ministri Beqaj, i cili sinqerisht duhet t’i kërkonte dorëheqjen koleges së tij, e jo ta komplimentonte. Dhe ministrja e Arsimit t’ja kthente nderin, duke i kërkuar dorëheqjen. Sepse njëri ka shkatërruar Shëndetësinë. Dhe tjetra ka shkatërruar Arsimin!! ?Po le t’i kthehemi aktit normativ për ndryshimet në buxhetin 2016…
Akti Normativ për Buxhetin 2016 vjen sërish si “plaçkë lufte” e pushtetit. Në sektorët jetikë, me ndikim të drejtpërdrejtë në jetesën e qytetarëve, janë shkurtuar afro 40 për qind e fondeve. Vjedhja brenda shtetit “kalon” ekskluzivisht nga paradhoma kryeministrore. Korrupsioni i përhapur në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes është temë donimuese në të gjitha raportet e ndërkombëtarëve: DASH, BE, PE, BB, më i fundit fare i Transparency International, i cili edhe pse i tëri i hartuar nën influencën e qeverisë, nuk shpëton dot pa përmendur një fakt tronditës: Raporti vlerëson se, korrupsioni ka lidhje të drejtpërdrejtë me lulëzimin e krimit të organizuar:  “një vlerësim i vitit 2015 për krimin e organizuar në Shqipëri e vendos  nivelin e lartë të korrupsionit në polici dhe institucionet e tjera të zbatimit të ligjit si një nga arsyet kryesore që e lejon krimin të lulëzojë”.
Në këtë kuadër duhet parë edhe buxheti i prezantuar nga qeveria si gjithnjë pothuajse në ilegalitet e fshehtësi të plotë. Shëndetësia është sektori i shpartalluar nga korrupsioni i dy basketbollistëve; njëri Kryeministër në detyrë, tjetri me mandatin e “koordinatorit të korrupsionit”. Në kujdesin parësor janë shkurtuar 35 për qind e fondeve, ndërkohë që miliona euro janë dhënë për aferën më të madhe, atë të “Check-up”, për të cilën ka dyshime të forta se familjarë të hetuesve shantazhohen në institucionet shëndetësore për të mbyllur dosjen në Prokurori.
Në vitin e dytë të implementimit, pas skandaleve të njëpasnjëshme, qytetarët e kanë braktisur CHECK-UP-in e Ramës dhe Beqes që u ka shkaktuar shumë kokëçarje, kosto jo vetëm financiare, por edhe stres psikologjik e mendor…. Check up ka dështuar!! Ka dështuar ashtu si ne e kishim parashikuar dhe paralajmëruar….të vetmit që përpiqen ta bëjnë të duket mirë për të justifikuar 120 mln eurot dhënë mikeshës Vilma, janë ata të dy: Rama dhe Beqaj?…
Mjekët e Qendrave Shëndetësore tregojnë se numri i qytetarëve që bëjnë Check up, (pavarësisht manovrave të Beqes) është ulur ndjeshëm këtë vit. Të kesh një hall e të shkosh në një qendër shëndetësore, me urdhër të Beqes, nuk të shërbehet pa bërë check up. Të duhet të marrësh patentë, e shkon në qendër shëndetësore për të bërë analizat, nuk t’i bëjnë…duhet më parë të bësh check up… po s’e bërë check up, mbetesh pa patentë, e nëse mbetesh pa patentë…rrezikon minimalisht gjobë nga policia…
Shteti e ka rrethuar “qytetarin”…ai s’bën dot asgjë pa kryer më parë atë çfarë qeveria e detyron se duhet të bëjë me hir apo pahir. Nuk është më qeveria në shërbim të qytetarit, por qytetari në shërbim të interesave të qeverisë… Dështimi i Check up, ka krijuar panik te Rama dhe Beqaj ndaj edhe janë vënë në lëvizje javët e fundit:
– Kanë dërguar ekipe nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor dhe ministria në çdo Qendër Shëdetësore që si toga të zeza po ushtrojnë presion ndaj drejtuesve dhe ndaj mjekëve të familjes.
PD është e vendosur për të ndjekur të gjitha rrugët institucionale e ligjore në mënyrë që të bëhet transparencë e plotë në lidhje me këtë skandal të Ramës e për të mbrojtur deri në fund të drejtat e bluzave të bardha të Qendrave Shëndetësore. E ndërkohë që ministri, vazhdon i jep tendera kompanisë së tij INTECH+ (i fundit para një muaji 520 mln lekë nga ministri i Financave për disa shërbime kompjuterike…) ka lënë pa kurim fëmijët me leucemi. Muaj të tërë fëmijët e vëgjël rrezikonin çdo ditë jetën e tyre se ministri as kishte nge e as dëshirë të merrej me ta… muaj të tërë lutjet dëshpëruese të nënave binin në vesh të shkurdhër…
Vetëm frika e diskretitimit, pas thirrjeve të Shoqërisë Civile, pas denoncimit dhe presionit të deputetëve të opozitës në QSUT, e gjeti madje brenda natës ilaçin… Krimi në këtë rast është akoma më i madh, sepse ministri Beqaj e paska pasur mundësinë ta gjente prej muajsh…por thjesht ka neglizhuar … përtej lajmit të mirë të sigurimit të ilaçit për fëmijët me leucemi deri në fund të vitit. Pyetjet sigurisht janë të shumta. Si e siguroi ministri ilaçin? Çfarë procedurë tenderi përdori?? Cila është kompania që fitoi tenderin?? Si u fut ilaçi në Shqipëri??? Shpresoj që ministri të ketë përgjigje për këto pyetje sot, pasi drejtoresha e QSUT i dha urdhër vartësve që të mos na jepnin asnjë lloj informacioni mua dhe koleges Deda… duke shkelur kështu ligjin për statusin e deputetit…
Ndërkohë, vetëm pak ditë nga ky skandal, shpërthen një tjetër histori korrupsioni. Në Spitalin e Trajtimit të Sëmundjeve Tumurale, pacientët në kimioterapi dalin me krevate në lulishte. Urdhri i ministrit Beqaj, pa asnjë konsultë, studim apo analizë, pa pyetur mjek apo profesionistë, në mungesë e në kundërshtim me opinionin e mjekëve, përgjysmoi në mënyrë absurde shtretërit për pacientët që iu nënshtrohen operacioneve, kimioterapisë dhe rrezatimit, në një kohë që numri i pacientëve me këto sëmundje, sipas statistikave zyrtare të ISHP, vitet e fundit ka një trend të frikshëm. Mjekët që e kundërshtuan u përballën me kërcënimin se mund të humbisnin vendin e punës. Onkologjiku është kthyer në ferr për pacientë e të afërm të tyre… pajisje kobalti që ju rrezikojnë jetën dhe janë ende në përdorin, mungesë kurash e barnash, persekutim të stafit mjekësor e tani edhe përgjysmin shtretërish… të zë trishtimi sa herë të duhet të shkosh në QSUT. Duke i inkurajuar dhe falenderuar për këtë rezistencë dhe shërbimin human të tyre, jam e sigurt se shumë shpejt do të dëgjojnë drejtësinë, duke vepruar, edhe pse edhe ata shantazhohen çdo ditë nga shefi i ministrit.
Para disa ditësh, në një kronikë të montuar, u shfaq Kryeministri Rama te Trauma. Kaq shumë kanë devijuar në norma sa Kryeministri te Ortopedia na shiste për arritje e privilegj sigurimin e protezave….Kjo zoti Rama, zoti Beqaj nuk është arritje!!! Është minimumi i normales që duhet të bënit…. Po vallë aq budalla e dini këtë popull??? po si mund t’u thuash shqiptarëve që kemi kursyer 2 mln dollarë nga TVSH për protezat? Po atyre që për kaq e kaq muaj mungesë i kanë blerë, duke shpenzuar edhe qindarkën e fundit çfarë do ju thoni?? A kanë kursyer ata?? Me të drejtë një qytetar e pyeste Ramën në statusin e tij në fb: nëse do ja kthente paratë që kishte harxhuar së fundi për të blerë protezat. Dhe si qershia mbi tortë vjen edhe procedura e tenderimit të protezave. A e dini kush e ka fituar tenderin??? Përgjigja dihet: Vilma. A e dini me çfarë çmimi i ka blerë Ministria këto proteza?? Me çmim sa dyfishi i atyre që shiten te spitalet private (bashkë me shërbimin). Ja pra, kjo është vërtetë arritje!!! Të orientosh buxhetin e Shëndetësisë me të gjitha mënyrat dhe format drejt shoqes dhe sponsores. Plot 210 tendera në vlerë 1.76 mld lekë deri në korrik për firmën farmaceutike të saj… pa përmendur paratë që i shkojnë nëpërmjet Check up, prokurimeve për kancelari, mobilje, one stop shop etj., etj. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë qeveri e qeverisje të korruptuar dhe antisociale. Shqiptarët janë më mirë pa Edi Ramën. Ndaj 11 shtatori do të shënojë fillimin e fundit të kësaj qeverisjeje. Dibra do të jetë si dallëndyshja e parë në pranverën shqiptare!!