Rummenigge: Vështirë se Sane mund të luante titullar

Ndërkohë, presidenti i Bayrenit të Mynihut, Karl-Heinz Rummenigge, ka folur në lidhje me mesfushorin me tipare sulmuese, i transferuar gjatë verës tek Man.City për shumën e 40 milionë rurove. Rummenigge shprehet se, Sane është një futbollist cilësor, por thekson se bavarezët çdo vit kanë kërkuar të tregohen të kujdesshëm gjatë merkatos dhe se gjithmonë kanë berë zgjedhjet e duhura. Sipas tij, Bayerni nuk pranoi të transferonte Sane për shkak se sulmi i kampionëve të Gjermanisë është i plotësuar.
“Nëse ne do të kishim transferuar Sane, atëherë ai nuk do të kishte një vend tituallari të garantuar. Gjithashtu ne kemi në dispozicion futbollistë si Arjen Robben, Frank Ribery, Thomas Muller, Kingsley Coman dhe Robert Lewandowski, të cilët bëjnë një punë shumë të mirë në sulm. Nisur nga kjo, nuk dëshironim ta mbingarkonim ekipin”, u shpreh Rumenige.