Ruli: Betejën e kemi me kundërshtarin

Ministri i Bujqesise Genc Ruli, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka reaguar ndaj akuzave te PS ndaj tij ne lidhje me tenderat e koncesioneve te HEC.

Nga Maliqi ku ishte për një takim me struktura të PD-së, deputeti Genc Ruli ka marrë në mbrojtje kreun e partisë, Lulzim Basha, i cili kohët e fundit është vënë në shënjestër të kritikave, sidomos pas humbjes së zgjedhjeve në Dibër. Ai thotë se demokratët s’e kanë betejën me veten e tyre por me kundërshtarin, duke shtuar se fushata e vitit 2017 do të jetë më e vështira në këto 25 vjet për PD-në.
“Partia Demokratike duhet të jetë përçuese e mentalitetit perëndimor. Betejën sot e kemi me kundërshtarin politik, jo me veten. Nesër është beteja jonë e madhe. Kjo do të jetë fushata më e vështirë në këto 25 vite. Sot, kemi regjimin që nuk ka dalë nga vota. E majta e vërtetë është më e zhgënjyera, sepse sot është pushteti i bandave. Dibra tregoi se e keqja është e madhe, por kjo është republika e kanabisit. Kjo mortje duhet mbytur në 2017. Nëqoftëse ka një forcë që ka mundësinë për të rrëzuar këtë pushtet, jemi vetëm ne, PD”, citon “Panorama” deputetin Ruli.