Përkujtohet 68-vjetori i Masakrës komuniste të Koplikut

Me homazhe në ish- godinën e Burgut Koplik, ku 68 vjet më parë u ekzekutuan pa gjyqe 6 persona nga Malësia e Madhe, dhe u arrestuan 56 të tjerë, ish-të përndjekurit politikë kanë filluar aktivitetin përkujtimor për atë që e kanë cilësuar “Masakra e Koplikut”. Sekretari i Shoqatës së ish-të Përndjekurve Politikë Malësi e Madhe, Rexhep Curri, përmendi emrat e atyre që u torturuan deri në vdekje, për motive politike: Më pas është vijuar me takimin përkujtimor, ku drejtues të ish-të përndjekurve politikë dhe të afërme të viktimave, folën për terrorin që u ushtrua në atë periudhë në Malësinë e Madhe. Ndërsa kryetari i degës së Partisë Demokratike, Anton Kokaj, tha se kjo parti është forca kryesore politike që mbështetet tek ish-të përndjekurit:
Besim Ndregjoni, në emër të Unionit të ish-të Përndjekurve Politikë, i bëri thirrje Kryetarit të Bashkisë, Tonin Marinaj, që të ndërtojë memorialin në kujtim të viktimave të regjimit komunist: (sinkron – Besim Ndregjoni / President i Unionit të ish- të Përndjekurve Politikë. Arrestimet dhe ekzekutimet në Malësi të Madhe 68 vite më parë u urdhëruan nga ish–ministri i Brendshëm, Koçi Xoxe, me pretendimin se ishte formuar një organizatë politike me emrin “Shqiponja me dy Krerë”. Pjesëmarrësit bënë thirrje për dënimin e krimeve të komunizmit dhe largimin nga sistemi i drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë qenë pjesë e gjyqeve dhe dënimeve të kundërshtarëve politikë të regjimit komunist. Përkujtimi i sotëm në Malësi të Madhe u organizua nga Unioni Mbarëkombëtar i ish-të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.