Me Klop bëhem Neymari i Liverpool

Roberto Firmino ka një ëndërr, ai dëshiron që një ditë të jetë lider te skuadra e tij dhe të jetë “Neymari i Liverpolit”. Sulmuesi brazilian shpreson që me ndihmën e Jurgen Klopp ta arrijë këtë objektiv. Për talentin e “The Reds”, trajneri gjerman është njeriu i duhur, sepse ai po luan një rol kyç në zhvillimin e tij si lojtar.
“Kam luajtur kundër Klopp në të shkuarën, kur aktivizohesha në Bundesligë me Hoffenheim. E di shumë mirë se çfarë kërkon ai nga një lojtar dhe kur mësova se do të vinte te Liverpooli, isha shumë i lumtur. Klopp ka sjellë entuziazëm dhe skuadra po përshtatet me idetë e tij”.
24-vjeçari shton më tej se, mes tij dhe trajnerit ekziston një marrëdhënie e pastër, sepse Klopp është një njeri i sinqertë.
“Nëse bën atë që ai të kërkon, atëherë ai do të të besojë përgjithmonë. A mund të bëhem unë Neymari i Liverpoolit? Gjithçka varet nga unë. Klopp dëshiron që të mos dorëzohemi asnjëherë dhe kjo është mënyra që mua më pëlqen të luaj”.
Në fund, Firminho përqendrohet te stili i tij i lojës, duke theksuar se në 4 sezone e gjysmë në Gjermani është zhvilluar shumë si lojtar, pasi eksperienca në Bundesligë ka qenë e vlefshme. 24-vjeçari e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin aktual me 3 gola të shënuar në 5 ndeshjet e këtij sezoni.
Ndërkohë, trajneri i Liverpulit, Klop, gjatë konferencës për shtyp, i ka bërë presion Çelsit, dhe i ka thurur elozhe Diego Kostës si dhe homologut të tij italian, Antonio Konte. “Ndeshjet në ‘Stamford Bridge’ janë gjithmonë të veçanta dhe emocionale nga atmosfera që krijohet. Ne jemi gati për këtë sfidë dhe do bëjmë të pamundurën të surprizojmë vendësit. Kam besim që nga Londra do kthehemi me rezultat pozitiv. Edhe pse blutë janë rikthyer në formë këtë sezon, ne kemi potencialin për t’i ndëshkuar, ashtu siç bëmë ndaj Leiçesterit apo Arsenalit.
Lojtarët e mi janë shumë fleksibël. Në zonën e rreptësisë depërtojmë me 6-7 lojtarë, plan i cili është i rrezikshëm për rivalët. Në Londër do jemi të paparashikueshëm”, nënvizoi Klop, i cili pritet të aktivizojë Dezhan Lovren pranë Joel Matip në qendërmbrojtje.