Mbetjet do digjen me impiantin e viteve ’70, në vendet e BE shitet për skrap

– Dallimi i këtij ligji me ligjin e mëparshëm…
Nisem nga një përvojë e Bashkimit Europian, i cili financoi me miliona euro një program të gjerë dhe shumë ekspertë që u paguan me miliona euro dhe në përgjithësi kanë qenë pak a shumë sipas direktivave të BE, i vetmi dallim është tek numri i aktiviteteve të riciklimit që do të zgjidhen. Ka dhe dy dallime që janë disi të dyshimta. Në rast se në ligjin e vitit 2013 u vu me detyrim, e para, detyrimi i secilës kompani që donte të riciklonte dhe të sillte mbetje nga importi merrte licencën vetëm për një vit, ndërsa me ligjin e tanishëm e kanë hequr. Pra, një subjekt po e mori, e merr për gjithë jetën. Kjo mbart dyshime, pikëpyetje të mëdha.
Së dyti, autorizimi për të sjellë mbetje në ligjin e 2013 u bë që të kalonte me patjetër me një VKM nga qeveria, aspekti i dytë i ndryshimit të ligjit të 2016 në krahasim me atë të 2013 ka të bëjë me lëshimin e autorizimit për importin e mbetjeve. Më 2013, ishte e detyrueshme që të dilte VMK nga qeveria, pra duhet të kalonte nga të gjitha ministritë, ndërkohë në ligjin 2016, autorizimin për importin e mbetjeve e nxjerr vetëm ministri i Mjedisit. Kjo përmban frikë dhe pasiguri. Ka të paktën dy elementë që ne si forcë politike na shtyn që të kërkojmë të drejtën e qytetarëve për të patur referendum. Së pari, të paktën 65 mijë qytetarë firmosën kërkesën për referendum dhe PD u mundësoi qytetarëve që të shprehnin mendimin e tyre, për fat të keq qeverisja aktuale ua mohoin qytetarëve këtë të drejtë. Në aspektin e dytë është shumë interesant, një gazetar, Altin Rraxhemi ka nxjerrë një dokument, janë investigimi që ka bërë në Elbasan, në kulmin e kohës kur zoti Rama kishte ndaluar importin e mbetjeve të gjelbërta në Elbasan u depozituan male të tëra me mbetje të rrezikshme. 10 mijë tonë, nuk është një sasi e vogël, janë të paktën 10 kamionë me nga një 1 mijë tonë secili. Kjo përmban një rrezik shumë të madh në vetvete.

– Për çfarë mbetjesh të rrezikshme bëhet fjalë?
Mbetjet e rrezikshme i ka përcaktuar Bashkimi Europian, të cilat janë, kryesisht këto të baterive, vajrave e me radhë. Subjekti që i kishte importuar për mbetje, i kishte importuar si lëndë e parë metalesh, por këto ishin produkte që shoqëronin metalet, pra ishin filtra nafte, vajra, bateri, të cilat përbëjnë mbetje të rrezikshme dhe aty ishin 10 mijë tonë.

– Përse BE kërkon t’i sjellë këto mbetje në Shqipëri?
BE nuk kërkon të sjellë, BE ka vendosur vetëm rregulla. Kush kërkon t’i sjellë këto? Këto mund të kërkojnë t’i sjellin industritë në vendet e zhvilluara, për t’i depozituar në vendet në zhvillim ku kostot janë të ulëta, sepse mbetjet e rrezikshme për t’u trajtuar kërkojnë fonde shumë, shumë të mëdha dhe teknologji shumë të avancuara.

– I kemi ne këto teknologji?
Jo, ne s’kemi asgjë dhe prandaj kërkojnë t’i sjellin, t’i groposin tek ne. Dhe presioni është shumë i madh, sepse janë miliona e miliona ton, të cilat siç kemi parë edhe në mediat ndërkombëtare, edhe vendet e Afrikës nuk i kanë pranuar.  Cili është rreziku? Edhe tek mbetjet e gjelbërta që mund të thotë dikush se do të sillen, industria ricikluese shqiptare është në hapat e para, nuk është ashtu siç e bën Rama, është një gënjeshtër e trashë fare, por gjithsesi, këto punojnë maksimumi me një kamion në javë apo në dy javë, nuk e bëjnë këto atë rrezikun e madh. Rrezikun e parë e bëjnë vizitat e panumërta të ministrave dhe të vetë Edi Ramës me charter-a privatë që bëjnë në Kinë dhe në Turqi. Janë dy vende që kanë mundësi të krijojnë fabrika gjigante riciklimi dhe nuk është çudi që nesër, pasnesër siç na e bënë me Rrugën e Kombit apo Skavicën, apo koncesionin e TVSH të njëjtën gjë mund të bëjnë, do të thonë kemi sjellë një investim shumë serioz nga Kina apo Turqia, apo ishujt Kajman, siç po bëhet me ARMO, për të bërë pisllëqe pa fund. E thashë edhe një herë, kur në kulmin e ndalimit të importit të mbetjeve të gjelbërta ti solle 10 mijë tonë mbetje të rrezikshme, kjo është për të vënë duart në kokë.

– Çfarë mbetjesh të rrezikshme parashikon ligji aktual?
Ligji ka në thelb lejimin e importuesve që do të sjellin mbetje të listës së gjelbër, por kujdes. Vetë Bashkimi Europian tek direktiva që ka bërë, ka bërë edhe listën e mbetjeve të gjelbërta, ka futur disa kode tek mbetjet e gjelbërta, ka futur ca kode që i ka shënuar me yll (*). Për shembull, kodi 030104 pluhur druri, ashkla etj., që kanë përmbajtje të rrezikshme thotë, kodi 030202 ka dhe ky një yll, pra në thelb është i parrezikshëm, por ka dhe ky një yll, çfarë thotë, substanca druri të organo-klorinuara, 030203, substanca druri organo-metalike, kodi 030205 substanca mbrojtëse të drurit me përmbajtje të rrezikshme. Çfarë ndodh? Le të themi, ashklat e drurit kur janë të papërpunuara janë mall me vlerë, mund të vijë kur të duan, frika është se ashklat e drurit, të cilat janë të pastra mund t’i mbajnë kompanitë italiane, greke, kush të dojë sepse ato kanë vlerë, ndërkohë që ne këtu mund të na sjellin ato pjesë të drurit që janë me lëndë mbrojtëse që mund të jenë llakra ose bojëra dhe këto përbëjnë mbetje të rrezikshme dhe sipas kësaj që thotë BE, sepse vetë BE tek lista që parashikon fut dhe nga një yll ku të thotë kujdes se, këtu mund të vijë të paraqitet si ashkla druri, por në të vërtetë pjesa e ashklës, pjesa e drurit të jetë e papërfillshme krahasuar me pjesën e bojës apo llakut, apo materialeve mbrojtëse të drurit. Kështu që vetë BE të thotë që kujdes. Kush më jep mua garanci si qytetar që nuk do të vijnë këto me lëndë me përmbajtje të rrezikshme? Ç’do të bëjë një doganier atje në Durrës që paguhet më pak se 500 euro, do të përballojë atë presion qindra milionë eurosh të mafias dhe të trafikantëve, është qesharak.

– Cila është lidhja e eko mafias në këtë mes?
Eko mafia përpiqet të gjejë vende të varfra që t’i depozitojë këto mbetje, të anashkalojë pagesat e taksave dhe detyrimeve ligjore për t’i pastruar ato në vendet e tyre të origjinës që mund të ishin Gjermania, Italia e me radhë, që kanë kapacitete, teknologjitë përkatëse, kurse këtu ne nuk kemi asgjë. Imagjinoni të vijë këtu një kamion me këto mbetje të rrezikshme, të cilin mund ta paraqesin për ashkla druri dhe thonë kodi është ai i shklave të drurit dhe le ta marrim që doganeri është tërësisht i pastër, nuk është korruptuar, ku do e shohë ai. Këtu nuk ka asnjë laborator të akredituar për plehrat. Asnjë.

– Kryeministri kështu ka deklaruar…
Kryeministri është një gënjeshtar, një sharlatan, sepse është piktor dhe s’merr vesh fare, kemi laborator për ajrin dhe për ujin, por asnjë për mbetjet. Kjo është një gënjeshtër tjetër e trashë. Zotëria na tha që do të kishim nëpër pika doganore, pastaj në përpjekje për t’iu shmangur debatit publik tha në tri pika doganore. Në tri pika doganore, kolegët tuaj shkuan dhe panë dhe nuk dinte askush çfarë do të bënte. Supozojmë ligji hyn në fuqi për dy javë, kush do t’i presë ato, kush do t’i japë dum?
Pastaj tha do t’i heqë këto të tria dhe do lë Portin e Durrësit, se Porti i Durrësit i ka të gjitha. Në fakt Porti i Durrësit nuk ka asgjë, nuk ka asnjë laborator të akredituar për mbetjet. Ka një laborator të akredituar në Tiranë thonë, ndërkohë që ai është për ujin. Po dhe sikur, çfarë do të ndodhë me këto mbetje nëse do t’i çojë në Tiranë, ku do të rrinin këto mbetje? Më thuaj një magazinë në Durrës që plotëson mbajtjen e mbetjeve të rrezikshme.

– Po në Shqipëri ka mbetje të rrezikshme?
Shqipëria ka mbetje të rrezikshme, janë në doza jo shumë të mëdha.

– Ku ndahen që janë mbetje të rrezikshme kur ne s’kemi laborator?
Ke standardet ndërkombëtare që t’i ndajnë dhe të thonë se cilat janë me përkufizim. Mbetjet që kanë të bëjnë me industrinë kimike, që kanë të bëjnë me vajrat, me bateritë etj. Janë gati 700 lloj mbetjesh. Ne kemi mbetje të rrezikshme që kanë të bëjnë me industrinë kimike dhe të hidrokarbureve.

– Në kohën e PD u dhanë licencat për riciklimin. Mbi ç’baza dhe mbi ç’kriteret?
Bazat dhe kriteret vendosen në ligj. Ndërsa në ligjin e 2016 ende nuk e kemi lexuar sepse nuk është bërë publik. Në vitin 2013 parashikohej me ligj se kush mund të merrte.

– A ka Shqipëria kapacitete të mjaftueshme dhe efikase për të pranuar këto mbetje?
Çdo javë ne kemi mbetje që dyndin Fierin. Di qeveria të më thotë mua se kush e ndot Fierin? Di Ministria e Mjedisit sa bën dëshmitari falso për zotin Rama të më tregojë kush po e ndot Gjanicën në Fier? Sepse ndotja e Gjanicës është rrezik për popullatën, rrezik për ujërat nëntokësore, rrezik i shtuar madje edhe për detin, sepse mund ta marrin peshqit këtë ndotje dhe të na vijë ne në tavolinë. Kush e shkakton ndotjen në gjirin e Durrësit? Ka një ndotje 10 kilometra dhe s’di të thotë kush e solli jo më të thotë se kush e solli kamionin me mbetje. Punishtet që janë këtu nuk janë të mëdha, industria ricikluese shqiptare nuk është e madhe dhe nuk ka nevojë për mbetje të mëdha. Frika e këtij ligji është tek mafia ndërkombëtare dhe ministrat shqiptarë që shkojnë e luajnë fatet e Shqipërisë në kazinotë e Turqisë apo të Kinës me charter-a privatë, sepse mund të sjellin një fabrikë gjigante riciklimi.

– Në çfarë faze është industria e riklimit në Shqipëri?
Ne kemi disa punishte riciklimi në Shqipëri. Nuk janë të mëdhaja. Vetëm dy janë të mëdha dhe serioze, të tjerat janë minimale. Frika është tek keqpërdorimi i kësaj. Industria e riciklimit duhet mbështetur, pra, qeveria shqiptare nëse kërkon t’i japë një no name italianit të dyshimtë që s’di një njeri të thotë se kush është, i ka dhënë 17 milionë euro. Po pse i jep një italiani 7 milionë euro?

– E keni fjalën për impiantin në Fier?
Impiantin e Elbasanit fillimisht. Deri tani nga buxheti i shtetit, nga taksat janë marrë 7 milionë euro për të paguar një italian që nuk e njeh njeri se kush është. Çfarë ka bërë ai? Thjesht ka ngritur mbetjet nga një fushë, i ka çuar në një fushë tjetër dhe ka ngritur një kapanon. 7 milionë euro për të zhvendosur disa mbetje? Po ku u bë tenderi? Pse t’i merrnin këta italianë dhe të mos i kishin këto industritë e riciklimit, në rast zotit Rama i preu barku për industritë e riciklimit. Le t’i merrte këto para t’ia jepte industrive të riciklimit dhe jo një italiani no name. 17 milionë dollarë është kontrata e dyshimtë dhe e pështirë që ka firmosur zoti Rama për t’ia dhënë këtyre biznesmenëve të dyshimtë nga Italia. Ndërkohë në Fier ke një situatë akoma më qesharake. Në Fier situata qesharake është që personi fillimisht blen tokën, si tokë bujqësore, pastaj aplikon për ta bërë insenerator, e bukura është që vetë kompania me të cilën paraqitet ishte kompani IT, merr të drejtën, njoftimin nga qeveria që ka të drejtën të ndërtojë inseneratorit dhe pastaj kujtohet që duhet të shkojë në QKR që të shtojë tek objekti që kompania e IT do të merret me ngritjen e inseneratorit. Pra, dy javë pasi fiton tenderin pa asnjë licencë, pa asnjë person, pa asnjë kapacitet, kujton të ndryshojë objektin e licencës në QKR. Impiantet e insenerimit janë biznese shumë të vështira, shumë të komplikuara, shumë komplekse. Cila është frika? Frika është që të gjithë këto impiante të insenerimit kanë një jetëgjatësi të caktuar. Impianti i insenerimit që duan të sjellin në Elbasan për shembull, dyshimet tona që i kemi nga njerëz profesionistë të mirinformuar, është që duan të sjellin një impiant insenerimi nga një vend i zhvilluar i BE, por që i ka kaluar koha, sepse është një impiant i viteve ’70, që i ka kaluar koha. Sipas ligjit, ai e ka vetëm 40 vjet që duhet të jetojë dhe më pas duhet të përdoret për skrap. Tani, në vend që ta përdorin për skrap, këta gjejnë disa batakçinj dhe i marrin paratë nga buxheti i shtetit se kinse do të sjellin një impiant insenerimi.

– Kur pritet të vijë?
Sipas marrëveshjes së qeverisë së zotit Rama duhet të vijë më 2017-2018. Nuk di të them, nëse e kanë parashikuar me qëllim të keq, ky impiant do të trajtonte dhe digjte dhe mbetjet, por di të them që ky impiant nuk është teknologji e tanishme, sepse po të ishte e tillë do të ishte goxha i shtrenjtë, është një impiant që në botën moderne është i detyruar të çohet për skrap dhe të prishej, ndërsa këta e sjellin këtu sepse ndajnë milionat me banditët shqiptarë.

Marrë nga “A1TV”