Lame-trimi? Shkon më shumë Lame-ziu!

304

Jamarbër Malltezi

1. Protestove dhjetëra herë kundër zgjerimit të rrugës së “Elbasanit” se priteshin ca pemë tek Varrezat e Dëshmorëve, por nuk bëzajte fare kur u prenë 20 pemë brenda Parkut të Liqenit vetëm që një klient i Edvinit të përlante 600,000 euro dhe të caktonte që koshat e plehrave duhen nga 1500 euro copa!
2. Protestove kur u cenua gardhi i Kopshtit Botanik, por dole dëshmitar i rremë kur ndërtuesi i sarajeve të Surrelit mori dhe ndërtoi 2 palë shtëpia në dhunim me ligjin brenda Parkut të Liqenit.
3. Protestove kundër prishjes së Piramidës (që është një marri ideologjike, kthyer në pisllëk dhe pa vlera nga ana funksionale) por nuk u ndjeve derisa u rrafshua plotësisht Stadiumi si Monument Kulture! Përrallat me të folmet nën zë ku nuk të dëgjon njeri leri për kalamajtë.
4. Vodhët dhe ndatë përmbi 1 milion euro me Arben Dervishin për një punë të kryer dhe stërkryer për kinse “verifikimin në terren të ndërtimeve të paligjshme”, të cilat janë në databasen e ALUIZNIT prej 8 vitesh. (Bseoj e di që ai është Mon Kukaleshi i radhës, pasi i jep pa tender edhe 6 milionë euro për stadiumin e Elbasanit, edhe 18 milionë euro për të Shkodrës, pra nxjerr ditën nga buxheti paratë që ia vjel natën përmes Arbenit).
5. Gruan e Arben Dervishit e bërë Drejtoreshë të Përgjithshme dhe hartuese të dokumentave të tenderave që fitoheshin nga burri i drejtoreshës tënde!!! Por ti nuk fole. Jo se je trim dhe ke fol mçehtas, por se je burracak dhe pse jo edhe i korruptuar!
6. 650 milionë lekë i dhe burrit të Drejtoreshës tënde për 3 muaj kontratë, pra përveç 70 ditë pune!!! Burri i Drejtoreshës tënde, me një kompani me 7 persona siç figuron te tatimet, bën punë më shumë sesa ALUIZNI me 300 punonjës?! Këtë don të shesësh ti? Kjo është trimëria jote?
7. 8,000 USD/dita përlau burri i drejtoreshës tënde nga kontrata jote e konsulencës. Eshtë për guinnes në Korrupsion ky rast. Të sfidoj të gjesh në botën e qytetëruar një rast të vetëm ku një kompani me më pak se 10 persona fiton kontratë që të paguhet kompania me 8,000 dollarë dita! Kjo nuk tingëllon si trimëri, por si zuzari!
8. Po për ndërtimet e tjera për oligarkët e Edvinit që ka lëshuar leje kryezuzari, qoftë brenda parkut dhe qoftë tek lodrat e kalamanjve që na dole 3 herë në konferenca shtypi zotrote para 3 vitesh ke bëzajtur gjë?

9. Po Sadriut që ka pallate me vendim prishje në fuqi, kush ia legalizoi babëzitë? Kush po e lejon të bëjë edhe katë shtesë përmbi ndërtimet e paligjshme dhe me vendime prishje? Trimëri është kjo që të legalizosh dyzinën e paligjshmërive të Sadriut?
Të gjitha këto janë turpë nga babëzia, hajdutëria, frika dhe korruptimi i shpirtit ndërsa përrallat me trimëritë nën zë na i kurse.