Kryebashkiakja: Rama hakmerret sepse Shkodra e ka përzënë

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi në një konferencë për mediat dënoi kërcënimet e kryeministrit Rama, të mërkurën gjatë inaugurimit të punimeve të stadiumit “Loro Boriçi”. Ademi u shpreh sot se, Rama ia ka përsëritur dje 10 herë shprehjen “Do ketë zero fonde për Shkodrën nëse s’prishni dy shtëpi. Më tha do keni zero lekë”.
Kryebashkiakja Ademi deklaroi se arsyeja e hakmarrjes së kryeministrit Rama është vota e shkodranëve kundër tij. “Rama hakmerret, sepse Shkodra e ka përzënë. I bëj të ditur se prona është më e rëndësishme se qeveria. Rama po vepron kundër ligjit, kundër qytetarëve”, tha ajo.
Rama e Ademi shkëmbyen batuta për ndërtimet përqark stadiumit, që sipas kryeministrit duhet të prisheshin, ndërsa kryetarja e Bashkisë së Shkodrës iu kundërpërgjigj, duke thënë se, ndërtimet janë me leje dhe se nuk mund të shkelet ligji. “Kam dërguar pranë qeverisë me dhjetëra projekte dhe janë refuzuar. Kjo është taksa që qytetarët do të paguajnë, hakmarrja!”, tha Ademi.
Ademi i cilësoi kërcënime të kryeministrit Rama, debatin dje gjatë inaugurimit të punimeve të stadiumit “Loro Boriçi”. Ademi u shpreh sot se, Rama ia ka përsëritur dje 10 herë shprehjen “Do ketë zero fonde për Shkodrën nëse s’prishni dy shtëpi. Më tha do keni zero lekë”.
Sipas Ademit, arsyeja hakmarrëse e kryeministrit Rama është vota e shkodranëve kundër tij. “I bëj të ditur se prona është më e rëndësishme se qeveria. Rama po vepron kundër ligjit, kundër qytetarëve”, tha ajo. Rama e Ademi shkëmbyen batuta për ndërtimet përqark stadiumit, që sipas kryeministrit duhet të prisheshin, ndërsa kryetarja e Bashkisë së Shkodrës iu kundërpërgjigj duke thënë se, ndërtimet janë me leje dhe se nuk mund të shkelet ligji. “Kam dërguar pranë qeverisë me dhjetëra projekte dhe janë refuzuar. Kjo është taksa që qytetarët do paguajnë, hakmarrja”, vijoi ajo. “Jam sot këtu para jush për të denoncuar kërcënimet e papranueshme e skandaloze të kryeministrit të vendit, ndaj Shkodrës e qytetarëve të saj.
Mbrëmë, në prani të dhjetëra vetëve, në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”, Edi Rama u hakërrye në mënyrë të përsëritur, duke më thënë se, Shkodra do të ketë zero fonde. Zero fonde, përsëriti 10 herë kryeministri i vendit. Nuk është vetëm kërkesa e tij për prishjen e shtëpive pranë stadiumit, arsyeja e kësaj sjelljeje. Kjo është e qartë, se është një sjellje politike, hakmarrëse ndaj një qyteti e ndaj banorëve të tij, që nuk e kanë votuar Edi Ramën. Unë jam sot këtu si përfaqësuese e zgjedhur e qytetarëve të Shkodrës dhe dua t’i bëj të ditur Edi Ramës se shtëpitë me leje, prona, qytetarët, ligji, janë më të rëndësishëm se pushteti, më të rëndësishëm se një bashki, më të rëndësishëm se unë, se qeveria dhe më të rëndësishëm se Edi Rama. Nuk do të pranoja kurrë të shembja në mënyrë të paligjshme shtëpinë, pronën, mundin, gjakun e djersën e një qytetari, vetëm sepse kjo ka të bëjë me trillet e shijet e një kryeministri”, u shpreh Ademi.
“Edi Rama haptazi po dënon qytetarët e Shkodrës. Kundër ligjit, kundër Kushtetutës, ai po privon qytetarët e Shkodrës nga të drejtat e tyre për të pasur zhvillim, punë, arsim e shëndetësi më të mirë. Unë në cilësinë e kryetares së Bashkisë kam dërguar dhjetëra projekte, projekte shumë të mira e në interes të komunitetit, të gjitha të refuzuara. Pse? Sepse qytetarët e Shkodrës janë të lirë e nuk e votuan. Pse? Se qytetarët e Shkodrës nuk pranojnë të sundohen. Kjo është taksa që u dashka të paguajnë qytetarët e Shkodrës, hakmarrjen e një kryeministri që sillet me buxhetin, me taksat e shqiptarëve sikur të jenë pronë e tij private që i shpërndan sipas qejfit. Historia ka treguar se asnjë kryeministër, edhe më tiranët, nuk e kanë fituar betejën me qytetarët, me shkodranët. Në fund triumfon e drejta, triumfojnë qytetarët, triumfon sovrani”, tha Ademi.