Klithma e një njeriu që po bie

286

Ilir HILAJ

PD nën drejtimin e Bashës, nuk ju përgjigj lojës së pistë të pazarit të votës, në Dibër. Edhe pse humbëm një bastion, mesazhi se ne nuk jemi blerës dinjiteti, vlejti më shumë. Janë disa faktorë kriminalë që trysnuan dibranët droga-arroganca e pushtetit-varfëria-pasiguria se pushteti nuk do të hakmerrej në rast fitoreje të PD-së etj.
Eshtë fare e freskët sesi Voltana Ademi u kërcënua se Shkodra nuk do merrte asnjë investim. Kjo pati një impakt direkt në Dibër. Miqtë e partisë paguhen, armiqtë sulmohen, dibranët e zgjuar e mënjanuan veten nga qenia tabelë qitje e pushtetit, përveç të tjerave. Paret e pista të drogës e korrupsionit, gjetën një terren të hapur nga opozita për të vepruar. Disa akuzojnë Bashën pse nuk u tregua më i ashpër.
Si mendoni ju, mundet Basha një vizionar, që do të fusi vendin në BE dhe zonën Euro të bëhej krejt papritur arrogant dhe të sillte shërbimin taksi të karteleve të drogës për blerje vote!?
Jo! Ai mundi Ramën me vizion. Në fund llogaritë bëhen me statistikë. Nga 2003 e deri sot zgjedhjet kanë të dhënat on-line në KQZ. Çfarë ndodhi në Kavajën bastion të djathtë që papritur u bë e majtë? Vizion!? Jo. Kartelet blenë pushtetin. Çfarë ndodhi me Dibrën bastion të djathtë, në kulmin e pakënaqësisë popullore për rilindjen, në kulmin e urrejtjes për abuzimin seksual, doli ndonjë vizionar i majtë? Jo! Ishin ministra që impononin prezencën e shtetit arrogant dhe kartelet që paguanin.
Po çfare bëri Basha? Ai ndezi një shpresë. La një intelektual që të përballej me vizion, duke ju thënë se ai kishte projekte madhore për Dibrën. Nëpërmjet projekteve, Dibra do zhvillohej ekonomikisht. Këtu hyri karteli dhe pyeti pse e doni zhvillimin, për pare, ja ku janë paret.
Tani Rama statistikisht duhet të shpjegojë para monitoruesve tanë ku i gjeti këto vota. BE & ShBA nuk i pëlqejnë çirqet dhe batutat, por faktet. Bile duhet të sqaroj dhe akuzat e opozitës. Në bashkinë me zero investime, pas skandalit, pa asnjë çam si dolën gjithë këto vota?
Basha e la të hipte në majë të pemës Ramën, por i shkundi pemën. Tani po dëgjojmë zëra të lartë. Në fakt është klithma e një njeriu që po bie nga maja e pemëes. Kjo është fara e shpresës që mbolli Basha, ajo e rrëzimit të Ramës, pa të cilin kombi është më afër BE-së.