Gashi rikthehet në fushë pas lëndimit

Shkëlzen Gashi është rikthyer në fushë pas lëndimit që pësoi me kombëtaren shqiptare. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur gëzimin e tij për rikthimin në fushën e gjelbër pas lëndimit që pësoi me Shqipërinë. Gashi hyri në lojë për Kolorado Rapids në minutën e 63-të, që barazuan 0:0 me San Hose. “I lumtur që u ktheva përsëri në fushë pas dëmtimit tim”, ishin fjalët e futbollistit në një postim në rrjetet sociale.