DIBRANET KAPIN NE DRU BLERESIT E VOTAVE

GAZETA 2016.indd

Gjobëvënësit e Ramës në OSHEE kanë tentuar dje të joshin votuesit në Ushtelencë duke i dërguar një gjenerator për tu risjellë dritat që mungonin prej ditësh, por ata janë përzënë nga banorët

Trafikantët e votave janë përplasur dje pasdite me dibranët në fshatin, Ushtelencë të Dibrës. Drejtuesit e fushatës së PS dhe PDIU në këtë zonë janë munduar që të joshin votuesit e këtij fshati duke i dërguar një gjenrator për ti risjellë energjinë elektrike e cila u ishte prerë banorëve prej kohësh. Kjo ka sjellë një përplasje mes banorëve të fshatit dhe të dërguarve të fushatës së PS dhe PDIU.
Banorët kanë kërkuar që të mos përdoret mungesa e energjisë si një mundësi për blerjen e votave të tyre. Prej kohësh faturat e energjisë janë një mjet shantazhues që përdoret nga PS në fushata zgjedhore. Një pjesë e mirë e banorëve të Dibrës janë të irrituar me politikat abuzuese të qeverisë me faturat e energjisë elektrike.
Ata kanë denoncuar shumëfishimin e këtyre faturave të energjisë. Të bindur se kjo pakënaqësi e madhe popullore që haset edhe në Dibër me politikat e energjisë elektrike ndaj shtesës së varfër do të përkthehet në një votë masive kundër në zgjedhjet e 11 shtatorit, banda e trafikantëve të votave të PS dhe PDIU kanë vendosur që të joshin votuesit duke i dërguar edhe gjeneratorë.
Kjo ka sjellë irritimin e banorëve të cilët nuk kërkojnë një zgjidhje të përkohshme, për zgjidhje definitive për energjinë. Përpasja e djeshme mes dibranvëe dhe trafikantëve të votave ëhstë e para dhe ato do të ashpërsohen gjatë ditëve të ardhshme sa më shumë që Rama i Tiranës do të kërkojë të nënshtrojë votën e lirë.