Berisha: Kombëtarja e gjithë shqiptarëve

Etrit Berisha përjetë kuqezi. Menjëherë pas miqësores me Marokun, portieri 27-vjeçar u shpreh se nuk ka pasur asnjëherë dilema për faktin nëse mund të luante me Kosovën, sepse Kombëtarja Shqiptare i përfaqëson të gjithë shqiptarët. Etrit Berisha: Për mua është shumë e rëndësishme që të mundohem t’i përfaqësoj të gjithë shqiptarët. Për mua Kombëtarja Shqiptare ishte një zgjidhje që të përfaqësoja si Kosovën ashtu edhe Shqipërinë dhe jam shumë i kënaqur.
Berisha foli edhe për huazimin nga Lazio te Atalanta, me bergamaskët që për të blerë kartonin e plotë të portierit pas këtij sezoni duhet të paguajnë 7 milionë euro. Etrit Berisha: Te Atalanta për t’u kthyer titullar? Nuk i di shumë detaje, sepse sapo mbarova ndeshjen dhe duhet të takohem me menaxherin tim. Shpresoj që të shkoj mirë, do të jetë një hap në karrierën time dhe jam shumë i kënaqur e i motivuar për ekipin e ri. Gardiani kuqezi nuk trembet nga konkurrenca e Sportiello-s, që dukej pranë transferimit te Napoli, por në orët e fundit të merkatos marrëveshja nuk u arrit.
Etrit Berisha: Konkurrenca me portierin Sportiello? Të them të drejtën konkurrencës nuk i jam trembur asnjëherë. Për mua do të jetë një sfidë. Më pëlqejnë shumë sfidat. Do të bëj më të mirën që të bind trajnerin dhe ekipin. Kjo zgjedhje që kam bërë është pozitive për mua.
Vjen lamtumira zyrtare. Lorik Cana tërhiqet nga ekipi Kombëtar. Një mundësi, të cilën kapiteni e la të hapur fillimisht për Supersport. Nga Franca, menjëherë sapo kuqezinjtë mësuan për eliminimin e padrejtë nga Euro 2016.
Një largim që gjatë ditëve të fundit u konfirmua nga drejtuesit e lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe nga trajneri Gianni De Biasi, në momentin e publikimit të listës për miqësoren me Marokun dhe sfidën e parë kualifikuese të Botërorit 2018 ndaj Maqedonisë.
Për herë të parë, tani foli edhe vetë Loriku. Në mijëra kilometra distancë nga fanella për të cilën në 13 vjet dha gjithçka. Menjëherë pas ndeshjes së parë të Shqipërisë për edicionin e ri pa u shfaqur në kamera, ku emocionet mund ta kishin tradhëtuar…