Berisha: Aidën dhe engjëllin e saj, i vrau indiferenca dhe Urgjenca shpartallinë

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar për vdekjen tragjike të një nëne me foshnjën e saj mëngjesin e të premtes në maternitet për shkak se mjekët nuk i gjenin diagnozën. Një një postim në Facebook, Berisha shkruan se, Aidën dhe engjëllin e saj, i vrau indiferenca dhe urgjenca shpartallinë! “Një nënë e re dhe një foshnje u varrosën sot, pasi ndërruan jetë duke udhëtuar në trajektoren e vdekjes nga një spital në një spital tjetër!
Kjo është një ngjarje shumë tronditëse, një aktakuzë e rëndë ndaj atyre që i dhanë kohën e mjaftueshme vdekjes për t’u këputur jetën Aidës 31 vjeç dhe engjëllit 9 muajsh të saj që fluturoi së bashku me nënën e vet në qiell!
Vdekja e tyre para hemoragjisë së shpretkës, që u la të rrjedhë sa deshi për të marrë dy jetë, ka si shkak kryesor indiferencën, ç’organizimin, papërgjegjshmërinë e papranueshme ku është katandisur sot urgjenca dhe shërbimi i saj në Tiranë”, shkruan Berisha.
Ish-Kryeministri Berisha u shpreh ngushëllime familjarëve dhe i kërkon Prokurorisë të veprojë me të gjithë rreptësinë e ligjit. “Duke shprehur dhimbjen time të thellë familjarëve të Aidës dhe engjëllit të saj, i bëj thirrje Prokurorisë të veprojë me të gjithë rreptësinë e ligjit edhe si një detyrim i madh ndaj Aidës dhe foshnjës, që i mori vdekja duke kaluar nga një spital në një tjetër në mënyrën më të pamerituar! sb”, përfundon reagimin e tij Berisha.