Vrasje tjetër në landfillin e vdekjes

Përse nuk heton Prokuroria? Pas këtyre fakteve, institucioni i akuzës është në detyrimin të nisë ndjekjen penale ndaj Erion Veliajt? Përse Erion Veliaj qëndron mbi ligjin? Kush e ndalon ligjin të funksionojë në këtë rast? Pse paska imunitet Erion Veliaj i kapur në krim dhe korrupsion, kur ai në të vërtetë ka përgjegjësi direkte ligjore e administrative për vdekjen e Arditit
Aktet e kaluara në Këshill, bëjnë direkt përgjegjës Veliajn, i cili është i ngarkuar për caktimin e administratorit, sipas pikës 5 të vendimit të Këshillit Bashkiak

Para 17-vjeçarit Ardit Gjoklajt, një tjetër person kishte humbur jetën 8 muaj më parë në landfillin e Sharrës. Disa dëshmitarë që kanë folur për “Tema Tv” kanë thënë se një grua 49 vjeçe, nënë e dy fëmijëve u vra aksidentalisht nga mjetet e kompanisë “3R” por që u mbajt e fshehtë.
“Një gua e shtyp këtu natën. E ka shtyp sepse rrinë të pirë. Ishte qën i ngordhur thanë, ajo ishte grua e shkreta, punonte si ne. Drejtuei i mjetit u pushua nga puna dhe tani është në shtëpi në rehat të vetë”, tha njëra prej puntoreve. Puntoret shtojnë se shoferi i kamionit ishte i dehur ndërsa firma “3R” e bleu heshtjen e familjarëve me lekë. “E mbyllën me lekë. Familjarët pranuan se janë të varfër”, shton dikush tjetër nga puntoret.

Faktet e reja, Veliaj drejtpërdrejtpërgjegjës për vdekjen e Arditit

Partia Demokratike publikoi dje fakte të reja në lidhje me përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të Veliajt në vdekjen e 17-vjeçarit Ardt Gjoklaj në Lanfilldin e Sharrës. Përmes një deklarate për mediat, Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma, denoncoi skemën e paligjshme dhe korruptive që nisi Veliaj që në maj të këtij me ndërmarrjen që mori në gjysmë administratim landfilldin. Duma publikoi dokumentet që dëshmojnë se Bashkia është aksionere e përbashkët me kompaninë 3R në pronësinë e Landfillit të Sharrës. “Krimi në landfilldin e Erion Veliajt e ka origjinën në një skemë të pastër korrupsioni e paligjshmërie. E gjitha nisi në maj të këtij viti, kur Veliaj kaloi në Këshill Bashkiak ndërmarrjen Eco-Tirana. Pa garë, pa konkurencë, ai i dha një kompanie italiane 49 për qind të aksioneve, ndërkohë që vetë mbajti 51 për qind të saj. E bëri firmën italiane pronare të mbetjeve të Tiranës, dhe i dha asaj ekskluzivitetin e tregtimit, riciklimit dhe përfitimit prej kësaj industrie. Dhe për më tepër, Erion Veliaj, vendosi t’i dhurojë edhe 2.5 milionë euro vetëm vitin e parë. Shumë që sipas planit të miratuar do të rritet nga viti në vit. Të gjitha këto janë një grumbull me shkelje të Erion Veliajt. Duke treguar dokumentat përkatëse, Duma bëri të ditur se Veliaj rezulton të jetë përgjegjës direkt i tragjedisë që ndodhi në Sharrë. “Por më e rënda është se ende sot që flasim, edhe pse firma e tij ka nisur punimet, nuk rezulton zyrtarisht një administrator përgjegjës për landfilldin, pra personi që është përgjegjës për sigurinë dhe respektimin e Kodit të Punës. Kjo vërtetohet nga një kërkim i thjeshtë që bëhet në faqen e QKR. Siç mund ta shihni në ekran, tabela e administratorit ekzekutiv është pa emër. Aktet e kaluara në Këshill, bëjnë direkt përgjegjës Erion Veliajn, i cili është i ngarkuar për caktimin e administratorit, sipas pikës 5 të vendimit të Këshillit Bashkiak. “Ja ku është vendimi. Dy janë mundësitë. Ose Erion Veliaj ka shkelur vendimin e Këshillit Bashkiak, duke mos e caktuar administratorin ekzekutiv, gjë që në këtë rast e bën atë direkt përgjegjës, ose pas vdekjes së Arditit dhe zbulimit të paligjshmërisë së madhe atje, e kanë fshirë, e kanë zhdukur emrin e administratorit nga faqja e QKR. Këto fakte e nxjerrin direkt përgjegjës Erion Veliajn, për paligjshmërinë e landiflldit, për atë aferë krimi e korrupsioni që mori jetën e Arditit. Këto fakte e nxjerrin direkt përgjegjës Erion Veliajn për shrytëzimin e të miturve e mosrespektimin e normave të sigurisë dhe Kodit të Punës. Duma i bëri thirrje edhe njëherë Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet e përgjegjësisë së Veliajt në këtë ngjarje dhe të respektojë ligjin. “Eshtë kjo arsyeja pse ai hesht, i fshihet kësaj ngjarjeve, është kjo arsyeja pse censuron median. Ai po bën gjithçka për ta mbyllur këtë histori krimi dhe korrupsioni. Përse nuk heton Prokuroria? Pas këtyre fakteve, institucioni i akuzës është në detyrimin të nisë ndjekjen penale ndaj Erion Veliajt? Përse Erion Veliaj qëndron mbi ligjin? Kush e ndalon ligjin të funksionojë në këtë rast? Pse paska imunitet Erion Veliaj i kapur në krim dhe korrupsion, kur ai në të vërtetë ka përgjegjësi direkte ligjore e administrative për vdekjen e Arditit”, tha Duma ndër të tjera.