Roma eliminohet nga Champions League

Shokohet Roma. Skuadra italiane e ka ndalur rrugëtimin e UEFA Champions League në fazën play off, aty ku u eliminua në mënyrë befasuese nga Porto në sfidën spektakolare të këtij raundi. Verdhekuqtë e mbyllën me një humbje 3-0 dhe 9 lojtarë ndeshjen e zhvilluar në “Olimpico” duke marrë një goditje të rëndë. Luzitanët e nisën sfidën me një gol të shpejtë të shënuar nga Felipe në minutën e 8 dhe ky ishte momenti kur situata u komplikua për verdhekuqtë.
Me kalimin e minutave u shtua edhe nervozizmi në fushën e lojës dhe këtë e tregoi kapiteni De Rossi 7 minuta nga fundi kur e la skuadrën e tij me 10 lojtarë për shkak të një kartoni të kuq. Një moment vendimtar ky për fatin e takimit, pasi Emerson shtoi një tjetër të kuq për Romën që në minutën e 50 mbeti me 9 lojtarë, ndërsa në minutën e 73 Porto dyfishoi me anë të Layun dhe Corona pak sekonda më pas ndëshkoi sërish verdhekuqtë. Kaq mjaftoi që kapitulli kualifikim të mbyllej për italianët që janë të detyruar ta vazhdojnë aventurën europiane në Europa League. Skuadrat e tjera të kualifikuara janë edhe Celtic, Leagia Warsaw, Monaco dhe Ludogorets.
Nuk ka Champions League për Romën. Skuadra italiane humbi në shtëpi ndeshjen e dytë ndaj Portos me rezultatin 0-3, ndërkohë që një javë më parë kishte barazuar 1-1 në Portugali. Ndikuan në rezultat dy kartonët e kuq të marrë nga verdhekuqtë. Në disavantazh që në minutat e para të takimit, ekipi i drejtuar nga Luciano Spalletti nuk shënoi dot dy gola, por mori dy kartonë të kuq me De Rossin (39’) dhe Emersonin (51’), të cilët ndërhynë shumë rëndë ndaj kundërshtarëve. Layun dhe Corona blinduan kualifikimin e Portos në fazën e grupeve. Skuadrat e tjera të kualifikuara janë Monaco, Celtic, Ludogorets dhe Legia.