OKB: Siria në krizë të rëndë humanitare

Shefi i Kombeve të Bashkuara për ndihmat paralajmëroi se Siria po përjeton krizën më të rëndë humanitare deri më sot dhe se po luftohet me kohën për të shpëtuar qindra mijëra civilë të rrethuar me ushqime, ujë dhe furnizime mjekësore.
“Populli sirian ka përjetuar një sulm të pashembullt dhune. Njoftimet janë të pafund për bombardime pa fund, për përdorim armësh kimike, goditje me raketa, mortaja, shkatërrime të shkollave dhe spitaleve e lagjeve të tëra me popullsi civile. Dhunime, ndalime, rekrutim të fëmijëve dhe uri e qëllimshme vdekjeprurëse e njerëzve në qytete të tëra të rrethuara. Të gjitha këto ndodhin kur është më e mundshme arritja e një marrëveshjeje që të lejohet dërgimi i ushqimeve tek njerëzit në nevojë”, thotë Stephen Obrien, nënsekretar i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare.
Ai i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të hënën duke u kërkuar të gjitha palëve një pauzë 48 orëshe në qytetin Alepo për të mundësuar dërgimin e ndihmave atje dhe tërheqjen e të sëmurëve dhe të plagosurve.