Nabil Bentaleb kalon te Schalke

Schalke thyen Milanin në merkato. “Blutë mbretërorë” fituan garën për mesfushorin e Tottenham, Nabil Bentaleb, i cili do të luajë në Bundesligë këtë sezon. Drejtuesit gjetën fillimisht akordin me Tottenham për huazimin e 21-vjeçarit me të drejtë blerjeje 20 mln euro të detyrueshme në varësi të disa kushteve. Edhe mesfushori ka dhënë “ok” për këtë transferim, pasi te Schalke do të ketë më shumë mundësi për të luajtur dhe për t’u bërë protagonist.