Merkato, Juventusi arrin marrëveshjen për Matuidi

Juventus-Matuidi tashmë është vetëm çështje orësh. Mesfushori i Paris Saint Germain dëshiron me çdo kusht të zbarkojë në Torino dhe bardhezinjtë do të derdhin 30 mln euro në arkën e parizienëve për të bërë goditjen e dytë të madhe në mesfushë pas afrimit të Miralem Pjanic. “L’Equipe” shkruan se 4 milionë euro të tjera do të shkojnë për francezët në bazë të bonueseve. Tashmë mbetet vetëm për t’u arritur marrëveshja me lojtarin, pasi te Paris Saint Germain, Matuidi përfiton 9 mln euro në sezon, një shumë e pakonceptueshme për kampionët e Italisë. Gjithsesi, eliminimi i Romës nga Champions League do të rrisë me rreth 20 milionë euro të ardhurat e Juventusit që planifikon t’i ofrojë një kontratë të majme mesfushorit francez, i cili konsiderohet si pasardhësi ideal i Paul Pogba.
Një mesfushor me valixhet gati për të hyrë në Vinovo, ndërsa një tjetër me valixhet gati për t’u larguar. Bëhet fjalë për brazilianin Hernanes, i cili nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Alegri dhe nënshkrimi i mundshëm me Matuidi do t’ia mbyllte përfundimisht derën. Hernanes nuk është përfshirë në listën Champions, pasi trajneri ka zgjedhur të riun Lemina dhe “Pfofeti” duhet të gjejë një destinacion të ri për të vazhduar karrierën pas një sezoni plot dritëhije në Torino.