LA 80 MIJE EURO NE ‘PORTO CARRAS’

Arben Ahmetaj mund të konsiderohet një bixhozçi profesionist që luan jo me paratë e tij, por me paratë e shqiptarëve. Një kamerier nga hoteli luksoz, “Porto Carras” në Halkidiki në Greqi dëshmonte dje përmes një postimi në Facebook-un e ish-Kryeministrit Berisha ngjarjen që kishte habitur stafin e hotelit. Një ministër shqiptar kishte humbur në një natë të vetme 80 mijë euro në kazinonë e hotelit. Hoteli me emrin “Porto Carras” është një nga hotelet më të njohura në zonën e Halkidikisë. Ai është i ndarë në dy hotele që janë të njëjtë për nga luksi dhe ndodhen shumë pranë njëri-tjetrit. Njëri hotel është “Porto Carras Sithonia”, i cili ka edhe sallën gjigante të kazinosë brenda tij dhe hoteli tjetër është “Porto Carras-Meliton”.
Frekuentues të tij nuk janë vetëm pushuesit që kërkojnë të shijojnë bukuritë natyrore të zonës ku shtrihet hoteli. Një kontigjent tjetër që e bën mjaft të kërkuar këtë hotel është ai i njerëzve që frekuentojnë kazinotë. Hoteli çuditërisht ka edhe një politikë mjaft interesante. Ai u bën ftesa politikanëve nga Shqipëria që njihen si miq të kazinosë. Këtë e konfirmon në haberet e tij edhe ish-deputeti Mitro Çela, i cili kujton se ka qenë përfitues i një prej këtyre ftesave që hoteli kishte bërë për politikanët miq të kazinosë. “Për lojtarët e kazinosë, çmimi i hotelit është ekstra”, thotë Mitro në haberet e tij.
Politikat e kazinove të tilla ofrojnë lehtësi për klientët. Ata edhe i ftojnë vetë të tillë individë si në rastin e Ahmetajt, pasi e dinë shumë mirë se më shumë rëndësi se fjetja një natë në këtë hotel ka rëndësi vesi që ata kanë për të luajtur në kazino. Në këtë hoteli dhe kazinoja janë gjithmonë të fituar aq më shumë kur kanë peshq të mëdhenj si në rastin e Ahmetajt, i cili për një natë të vetme shpenzoi 80 mijë euro në kazino.
Ahmetaj ka qenë pikërisht në këtë hotel. Dëshmitari, i cili është i punësuar në këtë hotel thotë se Ahmetaj prej ditësh po pushon në këtë hotel, ndërsa dëshmitarët thonë se ai ka marrë edhe dhomën më të shtrenjtë të hotelit. Një natë në këtë hotel sipas çmimeve online mund të arrijë deri në 550 euro.

Dëshmia e emigrantit dixhital
Arben Ahmetaj alias Tom Cruise po pushon në Kalkidiki në hotelin më të shtrenjtë. Ministri Ahmetaj la në një natë, në kazinonë e hotelit, 80 mijë euro. Ministri Ahmetaj dërgoi urgjent shoferin në doganën e Bilishtit për të marrë nga hajdutët e tij aty edhe 80 mijë euro të tjera që të paguante dhe të mos e mbanin peng!
“Përshëndetje Doktor Berisha, jam një punëtor shqiptar që punoj këtu në një hotel në Kalkidiki të Greqisë. Këtu në hotel me 5 yje po kalon pushimet ministri Arben Ahmetaj. Shokë të mi të punës e kanë parë atë në kazinonë e hotelit ‘Porto Karra’. Është hoteli më famoz atje. Ka marrë dhomën më të shtrenjtë. Ministri brenda një nate atje ka lënë 80 mijë euro. Edhe ka çuar shoferin e tij në doganën e Bilishtit po atë natë të marrë 80 mijë euro të tjera se rrezikonte ta merrnin peng po të mos dorëzonte paratë!”.

50 mijë euro në kazinonë Royal tek “Splendid”
Ahmetaj është një nga politikanët jo të paktë që e kanë ves bixhozin. Por shumat me të cilat luan Ahmetaj mund të jenë ndër më të lartat. Me 80 mijë eurot që Ahmetaj vinte ditë më parë në kazinonë Royal të hotel “Splendid” shumën e 50 mijë eurove brenda një nate. Lënia e këtyre parave në këtë kazino u denoncua në atë kohë në “RD”, ndërsa historitë e Ahmetajt dhe veset e tij me bixhozin janë të shumta dhe raportimet janë nga burime të ndryshme. Duhen kujtuar edhe afera e pistë e Ahmetajt dhe Ramës me Suzerin në Turqi, udhëtimet e shumta me avionë çarter dhe vjedhet dhe abuzimet me financat.
Ministri i Financave shpenzon shuma të tilla parash në kazino jo nga paratë e xhepit të tij, por nga paratë që u vidhen shqiptarëve për çdo ditë. Vetëm dje Ministria e Financave pranonte publikisht se nga Tatimet dhe Doganat mungojnë vetëm për muajin korrik 22 miliardë lekë. Ku kanë shkuar këto para? Është e qartë. Kazinoja e “Porto Carras” këtë radhë flet vetë, por ajo është vetëm një nga dëshmitë e shumta të abuzimeve dhe grabitjeve që u bëhen shqiptarëve për çdo ditë nga kjo bandë hajdutësh në pushtet.
Arben SHAHINI