Hoteli i Rremë Ramës në Golem

Një pronë e re e kandidatit për Bashkinë e Dibrës, Rama është bërë transparente nga qytetarët. Bëhet fjalë për një ndërtim turistik prej shtatë katesh në zonën e Golemit në Kavajë. Burimet saktësojnë se Rama i Dibrës së bashku me vëllezërit e tij ka një hotel në Golem me emrin Hotel Ramses, leja e të cilit është dhënë në vitin 2002 dhe ka përfunduar së ndërtuari në vitin 2003. Më parë është raportuar edhe për një ndërtim luksoz në Dibër të këtij kandidati të Ramës. Muharrem Rama është me profesionin mjek, por ende mbetet e paqartë se përse ai gjatë kohës që ishte këshilltar në Bashkinë e Dibrës refuzoi që të plotësonte brenda afateve formularin e dekriminalizimit.

Deputetja e PS qitje me armë me Ymer Lalën në Lurë, terrorizohen banorët

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një mesazh të dërguar “qytetari dixhital”, i cili denoncon deputeten e PS-së, Blerina Gjylameti. Kjo e fundit sipas mesazhit, ka terrorizuar banorët e Lurës duke bërë qitje me armë bashkë me Ymer Lalën. Më poshtë postimi i plotë i Berishës.
Qytetari dixhital denoncon: Zedhenesen e Partise Siçiliste, Gjylametin se shkon ne fushate per te bere qitje me Ymer Lalen dhe i terrorizojne njerezit! Sb”, shkruan Berisha në Facebook duke publikuar mesazhin e qytetarit.
“Pershendetje doktor, e ndoqa diskutimin tan në parlament ke thënë të vërtetën.Ymer Lala para dy ditësh në Lurë në një festë të krahinës prishi festën banorve se nuk pranë duke gjuajtur me pistoletë thanë se po i mësonte pistoleten deputetes Blerina Gjylameti dhe terrorizuan gjithë Lurën. Policia ishte aty por nuk tha as gjysem fjale. Kjo është fushata e Edvin Rames, ymerit dhe Arben Ndokës……!!!!”, përfundon mesazhi i qytetarit.