Hajduk në gjurmët e Herdi Prengës

Në mbylljen e merkatos së verës më 31 gusht, kur do të festojë edhe 22-vjetorin e lindjes, Herdi Prenga, mund të marrë si dhuratë transferimin te Hajduku i Splitit. Mbrojtësi i Kombëtares Shpresa nuk luan prej thuajse një muaji në radhët e NK Lokomotivës, situatë e cila e shtyn të largohet nga klubi satelit i Dinamos së Zagrebit, pas dy sezoneve ku numëron afro 60 ndeshje. Mediat kroate njoftuan se drejtuesit e Hajdukut janë në kërkim të përforcimit të mbrojtjes dhe Prenga është në listën e dëshirave për qendrën e mbrojtjes.
Nga ana e tij, edhe djaloshi i lindur në Zadar, por që zgjodhi të përfaqësonte ngjyrat kuqezi, pasi kishte kaluar në të gjitha skuadrat e moshave të Kroacisë, është në kërkim të një sfide të re në karrierë.