Basha: Të zbardhet vrasja e 17-vjeçarit

302

Kryetari i opozitës, Basha i bëri dje thirrje autoriteteve që të zbardhin vrasjen e 17-vjeçarit, Ardit Gjoklaj që humbi jetën, ndërsa ishte duke punuar në impiantin e plehrave në Sharrë. “Dua sot t’u bëj thirrje autoriteteve përgjegjëse të zbardhin me prioritet këtë ngjarje të rëndë e forca e ligjit të veprojë me ashpërsinë maksimale mbi këdo që po përpiqet të fshehë përgjegjësitë”, u shpreh Basha.
Ndonëse kanë kaluar pesë ditë nga krimi, policia dhe partia në pushtet vazhdojnë të fshehin administratorin e kompanisë, Teqja për shkak se ai është zgjedhur tre javë më parë edhe kryetar i PS të Peqinit. Vrasja e 17-vjeçarit ka zbuluar një aferë kriminale dhe korruptive të Bashkisë së Tiranës me kompaninë.
Shumë të rinj dhe të pamundur që merren me grumbullimin e mbetjeve për riciklim prej muajsh kërcënohen hapur nga kryetari i Bashkisë duke u rrahur nga Policia Bashkiake dhe duke u burgosur për të mos prekur biznesin e tij me plehrat. Kulmi arriti në mëngjesin e së dielës kur 17-vjeçari është vrarë dhe krimi është tentuar që të mbulohet nga firma që ndan fitimet me Bashkinë e Veliajt.