Të reja nga Bilalgate!

278
Kreyeministri Edi Rama, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji per autoritetet e drejtimit dhe komandimit ne Forca e Armatosura te Shqiperise./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Sali BERISHA

Rama bën divorcin e radhës! Edvin Kristaq Rama bëri një përpjekje të dëshpëruar nga larg, për të përgënjeshtruar me mashtrimin e radhës, diku aty afër varrit të Nastradinit, lajmin e agjencisë më të madhe të lajmeve në botë, agjencisë “Reuters” dhe mediave të tjera botërore, sipas të cilit ai ka paguar nëpërmjet shqiptaro-amerikanit Bilal Shehu, të cilin e ka paraqitur si burrin e tij, 80 mijë euro për të bërë në vitin 2012 në San Francisko një foto elektorale me Presidentin Obama.
Këtë lajm e konfirmoi dje mbasdite dhe vetë në faqen e vet zyrtare edhe Ministria e Drejtësisë së SHBA. Rama sot mohoi deponimet para drejtësisë amerikane të Bilalit, sipas të cilave është vetë Edi Rama, të cilin ai e kishte prezantuar si gruan e tij në drekën elektorale, që ka paguar në thyerje të rëndë të ligjit federal amerikan 80 mijë dollarët për të blerë dy biletat që çifti Bilal-Edushka të pranohej në drekë.
Duke u përpjekur të fundosë Bilalin, Rama vetëm sa kryen një vepër të re penale për të cilën rrezikon një dënim edhe më të rëndë.