Shanghai SIPG, 40 mln euro për Kante

Nuk ndalet merkatoja e “çmendur” në Kinë. Pasi kërkohet nga disa prej klubeve më të mëdha të Europës, N’Golo Kante ka përfunduar edhe në “radarët” e Shanghai SIPG, që drejtohet nga trajneri Sven Goran Eriksson. Skuadra kineze është gati t’i ofrojë 40 milionë euro Leicester për shërbimet e mesfushorit, edhe pse klauzola e tij me kampionët e Anglisë është 25 milionë euro. Shanghai SIPG ofron 2-fishin e parave për Kante, për të mposhtur edhe konkurrencën e Real Madrid dhe Chelsea, që janë skuadrat më të interesuara për 25-vjeçarin.