Pekini pa të drejta për Detin e Kinës Jugore

Një tribunal ndërkombëtar ka vendosur kundër pretendimeve të Kinës për pronësi mbi Detin e Kinës Jugore.
Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit në Hagë ka thënë se nuk ka prova se Kina ka “të drejta historike” mbi ujërat dhe burimet atje.
Kina ka thënë se vendimi i gjykatës është “i pabazë”.
Kina pretendon se ka pronësi mbi 90 për qind të Detit të Kinës Jugore, përfshirë shkëmbinjtë nënujorë dhe ishujt, që pretendohen edhe nga të tjerët. Tribunali në Hagë ka thënë se Kina ka shkelur të drejtat sovrane të Filipineve. Gjykata po ashtu ka thënë se Kina ka shkaktuar dëme të mëdha në mjedisin koral, duke ndërtuar ishuj artificialë. Rasti në gjykatë është dërguar nga Filipinet.

Kina refuzon vendimin e gjykatës

Kina ka hedhur poshtë vendimin e një gjykate ndërkombëtare kundër pretendimeve të Kinës për pronësi mbi Detin e Kinës Jugore. Pekini ka thënë se vendimi i Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit në Hagë, se Kina nuk ka “të drejta historike” mbi ujërat dhe burimet në Detin e Kinës Jugore, “është bosh dhe i pavlefshëm”.
Rasti në gjykatë është dërguar nga Filipinet.
“Këtë pasdite, Tribunali i Arbitrazhit ka marrë vendim të paligjshëm, bosh dhe të pavlefshëm. Kina nuk e njeh dhe nuk e pranon atë”, ka thënë folësi i lajmeve në televizionin shtetëror të Kinës, duke lexuar qëndrimin e autoriteteve.
Kina pretendon se ka pronësi mbi 90 për qind të Detit të Kinës Jugore, përfshirë shkëmbinjtë nënujorë dhe ishujt, që pretendohen edhe nga të tjerët.
Tribunali në Hagë ka thënë se Kina ka shkelur të drejtat sovrane të Filipineve.
Gjykata po ashtu ka thënë se Kina ka shkaktuar dëme të mëdha në mjedisin koral, duke ndërtuar ishuj artificialë.
Përveç Filipineve, edhe Vietnami, Malajzia, Brunei dhe Tajvani thonë se kanë hise në Detin e Kinës Jugore.