Nishani takon nënkampionen Europës, atletetn Luiza Gegën

Kreu i Shtetit shqiptar priti dje në një takim të veçantë në atleten Luiza Gega, e cila u shpall pak ditë më parë nënkampione e Evropës në Kampionatin Evropian të Atletikës që u mbajt në Amsterdam të Holandës, së bashku me trajnerin e saj Taulant Stërmasi. Gjatë këtij takimi të përzemërt Presidenti Nishani, pasi e përgëzoi atleten shqiptare për rezultatet e shkëlqyera të arritura në garat ndërkombëtare, e siguroi zonjën Gega dhe trajnerin e saj për rritjen e vëmendjes dhe mbështetjen nga institucionet shtetërore në mënyrë që sporti shqiptar të vazhdojë të përfaqësohet në mënyrë sa më dinjitoze dhe krenare anembanë botës. Atletja jonë ka siguruar një medalje argjendi në Kampionatin Europian të Atletikës që po zhvillohet në Amsterdam të Holandës.  Gega u rendit në vendin e dytë në finalen e garës së 3000 m me pengesa për femra pasi e ndali kronometrin në kohën 9:28.52 duke thyer me rreth 4 sekonda rekordin kombëtar në këtë disiplinë, pasi ka përmirësuar kohën që ajo vetë kishte vendosur më parë me kohën 9.31.  Kjo ishte hera e tretë që Luiza Gega provon të zhvillojë një garë të tillë shpejtësie dhe rezistence njëkohësisht, pas Golden Ligës së zhvilluar në Paris dhe kampionatit kombëtarë në Shqipëri. Kjo nuk ka qenë disiplina e preferuar e gegës e cila më parë konsiderohej një atlete e shpejtë dhe rezistente, por puna muajve të fundit me trajnerin e saj Taulant Stërmasi ka dhënë frytet në një disiplinë relativisht të vështirë. Gjithsesi atletja shqiptare arriti të kalojë finishin e dyta pas kampiones së Europës, gjermane Krause. Në të njëjtën disiplinë, pra në garën e 3000 metrave me pengesa Luiza Gega do të marrë pjesë edhe në lojërat olimpike të Rios që do të zhvillohen në gusht të këtij viti.