Mustafa interesohet të sjellë në Kosovë një kompani të madhe belge

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po qëndron për vizitë në Bruksel, ku në ambientet e Ambasadës së Kosovës ka takuar shefin ekzekutiv të kompanisë “VanHool”, Filip Van Hool, me të cilin ka biseduar për mundësitë e investimeve direkte të kësaj kompanie belge në territorin e Republikës së Kosovës.
“Është kjo kompani e njohur në tregun botëror për prodhimin e autobusëve dhe konteinerëve, me eksport në SHBA, Japoni dhe vendet e tjera. Kushtet që tani ofron vendi ynë për investime të jashtme direkte janë më të mira sesa më parë dhe konkurrente me vendet në regjion, por mungesa e Ligjit për Investime Strategjike, ligj të cilin e kanë vendet e tjera fqinje, është një disavantazh për të qenë konkurrent me kohën, karshi vendeve fqinje”, ka shkruar Mustafa një një postim në Facebook.
“Tërheqja e investimeve të huaja direkte dhe hapja e vendeve të reja të punës mbetet prioritet absolut i qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë kryeministri.