Meta: Opozita kishte të drejtë për rekomandimin 88

254

Rekomandimi 88 i kërkuar me ngulm nga opozita para miratimit të Reformës në Drejtësi është vlerësuar si një kërkesë e drejtë nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili e pranoi këtë fakt në një intervistë për “Zërin e Amerikës” nga Uashingtoni.
Kryeparlamentari sqaroi se opozita kishte të drejtë për rekomandimin 88 dhe këtë madje ia shprehu edhe Edi Ramës dhe ndërkombëtarëve.
“Mund ta them pa asnjë droje, opozita kishte plotësisht të drejtë për rekomandimin 88. U binda pasi takova Bashën. Këtë bindje ia kam shprehur aleatit të koalicionit dhe ndërkombëtarëve”, tha Meta.
Ai shtoi gjithashtu se kryetari i PD, Lulzim Basha e mbajti fjalën e dhënë që nëse pranohej kërkesa e opozitës për rekomandimin 88, atëherë opozita do të votonte reformën.
“Për Metën, opozita kishte të drejtë kur kërkoi zbatimin e rekomandimit nr. 88 të opinionit final të Venecias”.
“Është e vërtetë se për Bashën kam thënë që ai gënjen, por më duhet ta them se fjalën që Lulzim Basha më ka dhënë se në rast se 88-ta do të plotësohej, PD do të mbështeste miratimin, ai e ka mbajtur. Uroj të vzhdojë të mbajë këtë qëndrim që tregon lidership”, deklaroi kryeparlamentari Ilir Meta.