Klop i tregon derën Balotellit

Liverpool's Mario Balotelli during the English Premier League soccer match between Liverpool and Aston Villa at Anfield in Liverpool, Britain, 13 September 2014. ANSA/PETER POWELL

Klop është nga ata trajnerë që nuk i pëlqejnë shumë lojërat e fjalëve. Trajneri i Liverpulit në fakt është i drejtpërdrejtë dhe i qartë teksa i tregon derën Mario Balotellit, duke shpjeguar se për të nuk ka vend në skuadër.
“Nëse për shumë lojtarë nuk është momenti për të folur për merkaton, për Marion kjo nuk vlen dhe unë kam folur dhe me të, pasi ka ardhur koha të merren vendime. Balotelli nuk është në atë fazë të karrierës në të cilën duhet të luftojë me 4 apo 5 lojtarë për një apo dy vende në skuadër, ndaj duhet gjetur një zgjidhje. Duam që Mario të rikthehet lojtari që ishte para dëmtimit pasi talentin e ka. Te Liverpuli nuk ka më hapësirë për të”, u shpreh Klop.
Në fakt duke bërë llogarinë se si sulmues qendre Liverpuli ka Daniel Sturridge, Divock Origi dhe Danny Ings, pa harruar Christian Benteken apo që në atë pozicion është përdorur shpesh dhe Roberto Firmino, si dhe faktin që ky rol mund të mbulohet dhe nga blerja e re Sadio Mane, kuptohet qartë që për Balotellin te “The Reds” nuk ka shumë hapësira. Nëse kësaj i shtohet dhe fakti që italiani nuk ka shkëlqyer te Liverpuli, ku ka shënuar vetëm një gol në Premier League dhe 3 në total që nga koha kur u transferua aty në verën e 2014, si dhe një tjetër fakt i rëndësishëm, që i mbetet edhe vetëm një vit në kontratë, është e qartë se për Liverpulin kjo është tentativa e fundit për të shpëtuar diçka nga një investim aspak i goditur. Është ky motivi përse Klop ka preferuar t’i heqë futbollistit çdo dyshim në lidhje me të ardhmen.