Brexit, bankat investuese amerikane ofrojnë mbështetjen

5 banka investuese amerikanë i kanë premtuar ministrit britanik të financave George Osborne të enjten se ata do të përpiqeshin të ndihmonin Londrën për të mbajtur kryesinë si qendër financiare, por nuk premtuan asnjë angazhim në lidhje me punësimin duke ndjekur votën e britanikëve për të ikur nga BE-ja. Një prej bankierëve në takimin me ministrin tha për Reuters se banka kërkonte të shihte lëvizje konkrete për të siguruar firmat në Londër që do të kenë akses në tregun europian, gjithsesi, askush me mendjen në “rregull” nuk do të investonte momentalisht në Britani.
Te enjten JPMorgan, Goldman Sachs Bank of America Merrill Lynch (BAC.N) dhe Morgan Stanley (MS.N), si dhe Standard Chartered (STAN.L) thanë se do të përpiqen të mbështesin sektorin financiar të Londrës. Citi (C.N), që nuk pati mundësi të ndiqte takimin, e firmosi marrëveshjen po atë ditë më vonë. Osborne, i cili ishte një prej figurave kryesore të dështimit të fushatës për ta mbajtur Britaninë me BE-në, ka shpenzuar vite për të zgjeruar rolin e Londrës si një qendër globale për tregtinë me monedhën kineze dhe indiane, si dhe në tregun islamik.
Të mërkurën kryebashkiaku i qytetit të Londrës, që është “shtëpia” e shumë bankave të mëdha, tha se qeveria duhet që të sigurojë se bisedimet për daljen nga BE-ja duhet të ruajnë firmat e shërbimeve financiare, të cilat shërbejnë si bazë e aktiviteteve në mbarë BE-në. Osborne tha se Britania ka nevojë të sigurojë lëhtësi në zinxhirët e tregtisë, duke përfshirë shërbimet financiare, në bisedimet për daljen nga BE-ja.  Te enjten ai takoi edhe bankat vendase britanike, çmimet e të cilave janë tronditur pas votimit pro Brexit, si dhe i inkurajojë ato për të çliruar më shumë fonde për kredinë e Mbretërisë së Bashkuar pas nxjerrjes së rregullave të reja të Bankës së Anglisë.