Beqaj nuk ndalet, i jep ortakut të tij në burg për kontrabandë ilaçesh, të tjera tendera

KOMISIONI I SHENDETESISE - Ministri i Shendetesise Ilir Beqaj, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Shendetesise, ku eshte diskutuar per shkurtimet e personelit shendetesor ne spitale, buxhetin e vitit 2016 dhe paketen fiskale./r/n/r/nHEALTH COMMITEE - Health Minister Ilir Beqaj, speaks during a session of Labour, Social Issues and Health Parliamentary Committee.

Më 1 maj 2016 Prokuroria e Tiranës përfundoi për skemën mashtruese me ilaçet, të njohur si “Farmacitë 2”, për të cilën janë marrë të pandehur administratori i “Omega Pharma”, Nadir Çausholli, si edhe tre punonjës të kësaj kompanie, pasi akuzohen se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme më shumë se 2 milionë euro nëpërmjet faturave fiktive nëpërmjet rimbursimeve. Gjithashtu, Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur edhe vetë subjektin “Omega Pharma”. Akuzat janë “Mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve”. Dëmi është 2 milionë euro. Por kjo nuk e ka penguar ministrin Ilir Beqaj që t’i japë favore kompanisë “Omega Pharma” dhe administratorit të saj, Nadir Çausholli. Më 30 qershor kësaj kompanie i janë regjistruar si ilaçe të vetme për rimbursim shumë ilaçe që importohen edhe nga kompani të tjera në Shqipëri, por është vetëm “Omega Pharma” që përfiton rimbursime. Në një kohë kur për shkak të vjedhjes skandaloze prej 2 milionë eurosh që kjo kompani, sipas Prokurorisë ka realizuar me rimbursimin e ilaçeve, ajo sërish vijon të jetë në listën e atyre që përfitojnë në mënyrë ekskluzive. Kjo për importuesit e ilaçeve është një skemë shumë e njohur korrupsioni dhe skandali. Një skemë që nuk paditet më nga askush.

Faktet

Më 30 qershor është publikuar një listë me ilaçet e miratuara për rimbursim, kjo listë është korrigjuar sepse më herët u publikua me gabime foshnjarake. Po përtej gabimeve drejtshkrimore në listë bie në sy fakti që Nadir Çausholli dhe “Omega Pharma” është favorizuar duke i vendosur në listën e rimbursimeve edhe ilaçe si alternativë e vetme. Janë futur produktet e dy kompanive, të cilat mund t’i eksportojnë në Shqipëri ilaçet e tyre vetëm nga kompania “Omega Pharma”. Madje aq i guximshëm është ministri Beqaj sa dy prej tyre janë dhe alternativë e vetme e rimbursimit! Duke u tallur me rimbursimin e barnave me pacientët. Konkretisht medikamenti Lanatoprost, pika në sy është shënuar si alternativë e vetme e tregut. Çdo njeri që bën një mjekim në sy me pika me këtë ilaç, duhet të blejë vetëm ilaçet e importuara nga “Omega Pharma” sepse ato rimbursohen dhe janë me çmim shumë më të ulët. Diklofenac  Natrium, pika në sy alternative e vetme e tregut. Ekspertët e kompanive farmaceutike e kuptojnë shumë më mirë korrupsionin që është bërë me këtë listë të rimbursimit të ilaçeve. Sepse është shumë më e rëndë se kaq. Por në një rast analog nëse një kompani ndërtimi do të bënte të njëjtin abuzim siç e ka kapur Prokuroria “Omega Pharmën”, atëherë çdo ent prokurues me ligj e përjashtonte të paktën për 3 vite nga e drejta për të përfituar fonde publike. Nadir Çausholli është kapur duke vjedhur, duke mashtruar dhe vijon të fitojë tendera me para publike apo të drejta të rimbursimeve me para publike.