Bashkia tallet, familjet rome: Nuk pranojmë strehim në dhoma me bukë peshku

“Duam shtëpi!”, “Mos na lini rrugëve!”, me këto thirrje rreth 30 banorë të komunitetit rom nga Bregu i Lumit u mblodhën përpara Bashkisë Tiranë të premten për të kundërshtuar planet e zhvendosjes së tyre për t’i hapur rrugën  projektit të rehabilitimit të Lumit të Tiranës. Pas lajmërimit se ato duhet të largohen nga shtëpitë e tyre, në të cilat jetojnë prej dy dekadash e gjysmë, familjeve u është propozuar nga Bashkia e Tiranës një bonus qiraje ose bashkëjetesë në një ish-repart ushtarak pranë Malit me Gropa. “Ne nuk jemi azilantë, por shtetas të denjë shqiptarë që nuk mund ta pranojnë jetesën në një kapanon me dhoma të bëra me bukë peshku”, tha për “BIRN”, Mynyr Karamani, 52 vjeç, baba i katër fëmijëve. “Duan të na lënë 20 familje në një tualet, por unë kam shtëpinë time të rregullt në proces legalizimi te Bregu i Lumit. Dua të më dëmshpërblehet djersa që kam derdhur dhe të na lënë të jetojmë afër qendrës”, shtoi ai.  Ashtu si Karamani, edhe baba i një vajze në moshë kopshti, Rendo Ymeri, është kundër largimit nga qendra e Tiranës dhe e konsideron këtë si diskriminim ndaj komunitetit dhe tentativë për ta izoluar atë nga pjesa tjetër e shoqërisë. “Atje ku duan të na çojnë nuk ka as spitale, as shkolla dhe as kopshte për fëmijët tanë. Kjo na heq mundësinë të zhvillohemi si gjithë të tjerët”, tha Ymeri për “BIRN”. “Nuk jemi bagëti që të jetojmë mes fushave dhe maleve, pa asnjë mënyrë për të nxjerrë vetë jetesën tonë”, shtoi ai. Familjet e Bregut të Lumit kërkuan zgjidhjen njëherë e mirë të problemit të strehimit për ta përmes banesave me blloqe betoni në zona pranë spitaleve dhe shkollave. Ata i thanë “BIRN” se duan të kenë pronësinë e banesave të ardhshme ose t’i përcaktohet një copë tokë nga ku të mund të ndërtojnë vetë shtëpitë dhomë e kuzhinë. “Po na marrin gjithçka. Na kanë hequr të drejtën e vetëpunësimit përmes riciklimit, na sekuestrojnë triçiklat, po na mbyllin tregjet – me se do t’i ushqejmë familjet tona?”, pyet i zemëruar Adriatik Dalipi, 40 vjeç, me shtatë pjesëtarë në familjen e tij. “Po na marrin frymën nga të gjitha anët”, shtoi ai. Banorët protestues kërcënuan se nëse Bashkia e Tiranës nuk i merr parasysh kërkesat e tyre, ata do t’i përshkallëzojnë protestat. Nga ana tjetër, një grup i banorëve po ndërmjetësojnë që prej 15 qershorit përmes një avokati për të arritur një marrëveshje me Bashkinë e Tiranës për përmirësimin e kushteve të strehimit të sugjeruar. Sipas rregullores, Bankat marrin masa për sigurimin e brendshëm gjatë orarit të punës, të ambienteve në të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre me punonjës të çertifikuar sipas Ligjit nr. 75/2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”. Përjashtohen nga parashikimet e pikës 1 të këtij neni agjencitë bankare, marrja e masave për të cilat vlerësohet nga vetë banka, në varësi të nivelit të rrezikut të perceptuar. Bankat në vlerësimin e tyre, mund të marrin edhe masa për sigurimin e jashtëm të ambienteve në të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre, gjatë dhe pas orarit të punës, në varësi të nivelit të rrezikut të perceptuar. Edhe në këtë rast, masat e sigurimit kryhen me punonjës të çertifikuar sipas Ligjit nr. 75/2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”.