Bankat gjermane, nën shtrëngimin e darës

Normat tejet të ulëta të interesave po shtrydhin ngadalë bankat e Gjermanisë. Bankat në të gjithë botën po ankohen për normat e ulëta, deri edhe negative të interesit. Ankesat e Gjermanisë janë ndër më të zhurmshmet. Në mars, kur Banka Qendrore Europiane (BQE) uli normën kryesore të saj të kreditimit në zero dhe shkalla e saj e depozitave për -0.4%, kreu i Shoqatës së Bankave të Kursimeve e quajti këtë politikë “të rrezikshme”. Në konferencën vjetore të bankave të këtij muaji, një zyrtar i Bundesbank u duartrokit fuqishëm vetëm se nuk ishte nga BQE. Sistemi bankar i Gjermanisë përbëhet nga “tre shtylla”. Në kolonën e sektorit privat, Deutsche Bank, të vendit më të madh, nuk pret fitim këtë vit. Kjo është kryesisht për shkak të problemeve të saj të investimeve-bankare, por normat e ulëta të interesit e kanë renduar edhe atë: Deutsche Bank dëshiron të shesë Postbank, një bankë e nivelit të dytë të cilën e bleu në vitin 2010. Commerzbank, renditet e dyta, e specializuar në shërbim të Mittelstand, batalionit të Gjermanisë për firmat në pronësi familjare. Ajo e ka ndier trysninë e normës së interesit edhe më shumë. Analistët në Morgan Stanley e klasifikojnë ndër listën e huadhënësve më të goditura të Europës. Megjithatë shumica e gjermanëve ua besojnë kursimet e tyre dy shtyllave të tjera. Njëra përfshin 409 bankat e kursimeve (Sparkassen), kryesisht në pronësi komunale; e tjera, 1,021 kooperativa. Këto banka lokale konservatore, kryesisht të vogla, ankohen edhe më shumë, edhe pse në pamje të parë ato kanë pak arsye të ankohen. Fitimet e kombinuara të bankave të kursimeve ranë vetëm pak vitin e kaluar, nga 4,8 miliardë € në 4.6 miliardë € (5.1 miliardë $), në vitin 2014. Depozitat dhe kreditë janë rritur; hipotekat u rritën me 23.3%. rezervat kapitale janë të shëndosha: raporti i tyre ‘Tier-1’ u rrit nga 14.5% në 14.8% në 2014. Kooperativat patën një histori të ngjashme. Por priten probleme. BQE ka ulur normat afatgjata, si dhe ato afatshkurtra. Bondet dhjetëvjeçare të qeverisë gjermane janë pothuajse afër zeros, dhe kohët e fundit u ulën edhe më tej, pjesërisht për shkak të frikës së tregjeve mbi referendumin e Brexit. Për bankat, kjo do të thotë fitime gjithnjë e më të pakta. Huadhënësit kanë qenë të izoluar deri më tani, për shkak se shumica e kredive në librat e tyre janë bërë kur normat e interesit ishin më të larta: 80% e kredive zgjasin më shumë se pesë vjet. Rritja e çmimeve të Bondeve (faktor i rënies së normave) ka ofruar mbrojtje të mëtejshme pasi portofolat e bankave po rriten në vlerë: ky efekt u ka sjellë bankave të kursimeve 19.4 miliardë euro gjatë pesë viteve të fundit. Por ndërsa kreditë e vjetra maturohen, ato janë duke u zëvendësuar me të reja, me normat e sotme të cilat janë tejet të ulëta. Bumi i kredive për shtëpi është kështu një thikë me dy presa: Normat janë zakonisht të fiksuara për dhjetë vjet ose më shumë. Pa asnjë rritje në horizont në normat e BQE-së, dara shtrëngohet. Gjysma e 1500 bankave të anketuara nga Bundesbank vitin e kaluar, përpara se të binin norma e interesit– prisnin që të ardhurat nga interesi neto të binin së paku 20% deri nga viti 2019. Edhe pse bankat do të preferojnë normat më të larta, një rritje e papritur do të ishte e vështirë, sepse do t’i vinte nën presionin për të paguar më shumë për depozitat, por që do të ishin të bllokuara nga kreditë me normat më të ulëta të mundshme. Bankat janë duke kërkuar mënyra për të lehtësuar dhimbjen. Commerzbank është duke faturuar kompanitë e mëdha për depozitat, me negociata sipas rastit. Bankat paralajmërojnë se llogarive personale pa pagesë po u vjen fundi. Por me kaq shumë banka për të zgjedhur, shanset për rritjen e tarifave janë të kufizuara.