Alex Telles kalon te Porto

Alex Telles është lojtari më i ri i Portos. Klubi portugez zyrtarizoi afrimin në skuadër të mbrojtësit brazilian nga Galatasaray për 6.5 milionë euro. Në sezonin e fundit, 23-vjeçari luajti në formë huazimi te Interi, por zikaltërit nuk kishin të drejtën e blerjes së kartonit të tij. Nga ana tjetër klubi turk nuk e konsideronte pjesë të projektit për sezonin e ri Telles, i cili vendosi të pranojë ofertën e Portos. Nëse Porto e shet në të ardhmen lojtarin, Galatasaray ka të drejtë të përfitojë 10% të transferimit.