Veliaj rikthen kioskat për llogari të mikut të tij

500 kioska parashikohen të ngrihen në 500 stacione autobusësh nga Veliaj për t’u administruar nga njerëzit e tij. Policët bashkiakë të Veliajt “pastruan” me dhunë rrugët nga shitësit e vegjël dhe ngritën biznesin e tyre privat, duke i fshehur sikur është shtetëror. Policët hoqën kioskat e Bashkisë dhe vendin ku ishin vendosur ia dhanë biznesit privat të Veliajt. Aktivisti i shoqërisë civile, avokati Altin Goxhaj shkruan në një postim në Facebook se, rrugët e Tiranës pa asnjë vendim të Këshillit Bashkiak i ka marrë biznesi privat i Lali Erit!
“Masakruan gjithë gratë, plakat dhe familjarët që shisnin sallatë jeshile të mbjellë në oborr apo çamçakëza, cigare, apo kokoshka, u grabitën gjithë mallin duke i fundosur në borxh e skamje, gjoja që Tirana të mbante era shtet, por kjo paska qenë kutërbimi i qelbërisjes së shtetit, që në emër të tij të krijohej një monopol privat ku përdoren asetet shtetërore, kamxhiku bashkiak dhe mbi të gjitha vula bashkiake që një bandë të vjedhë!”, shkruan Goxhaj.
Skandali më i madh është se rrugët dhe sheshet e Tiranës i ka kaluar pa asnjë ligj si koncesion bizneseve të reja private që ka hapur Veliaj disa muaj më parë me ca administratorë anonimë. “Po investigoj mbi 500 kioska që parashikohen të ngrihen në 500 stacione autobusësh, por kjo është një histori tjetër e marrjes në kontroll të të gjithë tregut të Tiranës nga biznesi privat i Lali Erit”, shkruan avokati Altin Goxhaj.
Të dhënat e QKR-së: Ekstrakt historik i regjistrimit tregtar për të dhënat e subjektit “Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar”.
Gjendja e regjistrimit;
1. Numri unik i identifikimit të subjektit (NUIS) L52311004B
2. Data e regjistrimit 11.11.2015
3. Emri i subjektit “MPM Multi Parking Management”
4. Forma ligjore SHPK
5. Data e themelimit 09.11.2015
6. Kohëzgjatja Nga: 09.11.2015 deri 09.11.2020
7. Zyra qendrore e shoqërisë në Shqipëri Tiranë, Njësia nr. 5, Rruga “Brigada VIII”, pallati “Teknoprojekt”, shkalla 1, kati 1.
8. Kapitali 8.1 Numri i përgjithshëm i kuotave 100,001,00.
9. Objekti i aktivitetit: Menaxhim parkimi, lavazh, gomisteri, import, eksport materiale dhe pajisje për parkim, lavazh, gomisteri. Aktivitet i shitjes me pakicë, dhënies me qira, shitjes të pasurive të paluajtshme, shitja me pakicë e produkteve ushqimore dhe jo ushqimore, transportimi dhe ruajtja e produkteve ushqimore dhe jo ushqimore. Drejtimi i aktiviteteve të turizmit dhe të tjera për krijimin e rrjetit të supermarketeve për tregtimin e produkteve, drejtimi, administrimi dhe shfrytëzimi i tyre. Shërbime ndërmjetësimi për mallra dhe shërbime të ndryshme, si dhe çdo veprimtari tjetër ekonomike që do të konsiderohet e nevojshme dhe e dobishme për realizimin e qëllimit të shoqërisë e që nuk bie ndesh me legjislacionin shqiptar në fuqi. Dhënie me qira të tretëve, makineri, pajisje, mjete transporti, kioska, etj. Konsulencë në fushën juridike, tregtare dhe financiare. Konsulenca të ndryshme biznesi, studime të ndryshme, trajnime të ndryshme dhe shërbime të tjera. Operimi në fushën e administrimit të tabelave dhe paneleve të reklamave ku do të shfaqen dhe reklamohen posterat e mallrave dhe produkteve të klientëve të tij. Përdorimi efektiv të masmedias dhe përgatitja e fushatave publicitare duke shpërndarë në shtyp, televizion etj. Agjenci publicitare në fushën e reklamave radio-televizive, punimeve grafike. Promovimi dhe reklamimi i mallrave dhe produkteve të ndryshme, zhvillimi promocional nëpërmjet vendosjes së tendave, banerave dhe materialeve të printuara, vendosje billboard, etj. Përgatitja dhe printimi për llogari të klientëve i posterave me përmasa të ndryshme. Lidhja e kontratave me të tretët dhe organet vendore për marrjen me qira të tabelave dhe marrjen e lejeve përkatëse për vendosjen e tyre. Shitje, tregti, import-export, me pakicë e shumicë të mallrave të ndryshme, për vete dhe për të tretë. Hapjen dhe zhvillimin e qendrave tregtare, hapjen e butiqeve etj. Shërbime të ndryshme në favor të të tretëve, si konsulenca, shërbime në fushën administrative, kontrollit sasior dhe cilësor të mallrave (spontime). Shoqëria përveç sa më sipër, mund të shesë, të blejë dhe të marrë pjesë në formën e aksioneve ose jo edhe në të tjera shoqëri vendase ose të huaja, të cilat kanë objekt të njëjtë veprimtarie ose të ngjashme me të. Shoqëria mund të kryejë të gjitha operacionet mbi pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme. Përfshirë këtu ato financiare, tregtare, shërbimit të vlerësimit të pasurive (të luajtshme dhe të paluajtshme) të lidhë kontrata të dyanshme aktivi dhe pasivi me institutet e kreditit të autorizuara nga ligji dhe me shoqëritë dhe firmat private, të japë garanci reale edhe për të tretët dhe gjithçka që është e nevojshme për realizimin e objektit të veprimtarisë së shoqërisë.
10. Administratori/ët.
10.1 Afati i emërimit Dariel Duka
Nga: 09.11.2015 deri: 09.11.2020
11. Procedura e emërimit nëse ndryshon nga parashikimet ligjore
11.1 Kufizimet e kompetencave (nëse ka)
12. Ortakët Dariel Duka
12.1 Vlera e kapitalit Para: 100,00 Natyrë
12.2 Numri i pjesëve 1,00
12.3 Pjesëmarrja në përqindje (%) 100,00
13. Vende të tjera të ushtrimit të aktivitetit Tiranë, Kashar, Mëzez, Zona Kadastrale nr. 2679, Mëzez, Tiranë, autostrada Tiranë-Durrës, km.1, Nr. 51/12. Tiranë, Zona Kadastrale Nr. 8270, truall, Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 1/127 Tiranë, Zona Kadastrale Nr. 8250, rrugë, Komuna e Parisit, Nr. 2/84, kryqëzimi me Rr. “Sulejman Delvina” Tiranë, Zona Kadastrale Nr. 8380, rrugë, Bulevardi “Zhan Dark”, Nr. 7/187 Tiranë, automjet “PEUGEOT” me targë TR 5829 I. Tiranë Zona Kadastrale Nr. 8260, shesh, Bulevardi “Bajram Curri”, Nr. 1/2 Tiranë, Zona Kadastrale nr. 8380, trotuar, rruga “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 7/185 Tiranë, Zona Kadastrale Nr. 8380, trotuar, rruga “Reshit Çollaku”, nr. 6/147
14. Të dhëna që njoftohen vullnetarisht emri tregtar: MPM “Multi Parking Management”.