UEFA gërmëzon emrat e të gjithë futbollistëve të “Euro 2016”

Euro 2016 do të jetë eventi më i rëndësishëm futbollistik i vitit dhe si i tillë do të pasqyrohet në të gjithë botën nëpërmjet transmetimeve të drejpërdrejta nga kompanitë që kanë blerë të drejtat televizive. Janë 552 futbollistë nga vende, kultura dhe gjuhë të ndryshme që mezi presin mundësinë për të zbritur në fushë turneun që do të zhvillohet në Francë, por për shkak të diversitetit të emrave edhe një poliglot do ta kishte të pamundur për t’i gërmëzuar drejt të gjithë protagonistët e Europianit.
Për këtë arsye UEFA ka menduar për t’u ardhur në ndihmë komentatorëve dhe gazetarëve në të gjithë botën, duke publikuar listën e plotë të futbollistëve dhe gërmëzimin e emrave të tyre. Çdo person që ka njohuri të gjuhës angleze, kësaj ndihme të UEFA-s, e ka më të lehtë për të lexuar apo shqiptuar korrekt emrin e çdo futbollisti.