Rrëmbehet si nëpër filma një person në Tiranë

Një qytetar është rrëmbyer prej 4 ditësh në Tiranë nga persona të panjohur, ndërsa polica nuk jep asnjë informacion. Ngjarja e ndodhur si nëpër filma është denoncuar nga ish-Kryeministri Berisha, i cili i referohet “qytetarit dixhital”. “Rrëmbehet një qytetar, policia hesht! Qytetari dixhital informon: Pardje 4 persona të armatosur morën peng një person. Ngjarja ka ndodhur te karburanti Uran. Për më gjatë lexojeni mesazhin e tij. Sb”, shkruan Berisha.
“Një pengmarrje me pistoleta ndodhi tani tek mbikalimi i Kamzës, fiks tek karburanti i Terminalit. 4 persona të armatosur morën peng një person. Pengun e futën në një makinë ‘Ford Focus’, kurse pjesa tjetër e grupit u nisën me shpejtësi drejt Durrësit me një automjet tip ‘Benz’. Kujtoja mos xhirohej ndonjë film, por kamera s’kishte. Gjithë kjo para karburantit Uran, që ndodhet tek Qendra Terminal”, shkruan qytetari.