Republikë e krimit të organizuar

Përgjatë tre orëve në takim, Rama ka pasur vetëm një përgjigje për të gjitha propozimet e opozitës të mbështetura në sugjerimet e Komisionit të Venecias dhe kjo ka qenë “JO”. Më pas, ka dalë në konferencë shtypi ku ka nxjerrë nga xhepi, fjalimin e parapërgatitur përpara takimit që niste me fjalët, “opozita nuk e do reformën”. Takimi dështoi sepse opsionet e Ramës dhe të opozitës janë diametralisht të kundërta. Rama do një drejtësi për veten e tij dhe të oborrit të njerëzve që e rrethojnë të lidhur me krimin dhe korrupsionin, ndërsa opozita kërkon një drejtësi të pa kapur dhe në balanca politike të pranuara nga modele të tjera europiane.
Më tepër se i fokusuar tek mundësia e gjetjes së një zgjidhjeje konsensuale për Reformën në Drejtësi, Rama ka pasur në mendje atë që ai e artikulon si “plani B”. Tek ky plan, Rama dëshmoi mbrëmë në intervistë se ka më shumë siguri. Ky është plani i blerjes së deputetëve nga opozita për të votuar drejtësinë sipas Ramës.  Të blesh deputetë për të miratuar një reformë në drejtësi, kjo mund të mendohet vetëm nga një kryeministër skizofren dhe aq më tepër kur ato para do të dalin nga bota e krimit të organizuar dhe korrupsionit. A mund të konsiderohet kjo një Reformë në Drejtësi? Po përse Ramës i duhet me çdo kusht kjo reformë në drejtësi sipas modelit të tij personal? Dikush mund të thotë se ka si qëllim integrimin në BE. Kjo është qesharake, aq më tepër për një klloun si Rama që mbajti peng dy vite statusin e vendit kandidat me mandatin e Prefektit të Fierit.
Arsyeja se përse ai kërkon tani këtë reformë është frika që e ka kapur nga hetimet e nisura dhe ato që mund të nisin në të ardhmen mbi zullumet e tij dhe bandës që drejton. Rama po kërkon të flejë i qetë për aferat e tij kriminale dhe korruptive dhe për këtë i duhet nën kontroll të plotë drejtësia. Arsyeja tjetër lidhet me përjetësimin e vetes së tij në pushtet përmes kësaj drejtësie politike. Modeli është i ngjashëm me atë të diktaturës ku kundërshtarët politikë ndëshkohen dhe pushteti i tij nuk preket. Kjo është edhe tendenca e fundit në vendet me dominim të qartë autokratik dhe oligarkik sikurse është edhe rasti i Rusisë. Për të arritur këto qëllime, Rama ashtu sikurse paralajmëroi mbrëmë do të hedhë në qarkullim miliona e miliona euro. Dhe përmes këtij investimi kriminal në kapjen e drejtësisë, edhe institucioni i votës do të binte përfundimisht, dhe vetë opozita do pushonte së funksionuari. Ajo që Rama nuk llogarit është kundërveprimi politik që mund të sjellë një nënshtrim i tillë i institucioneve dhe politikës. Kjo sjell detyrimisht një përplasje të fortë. Rënia e drejtësisë nën këmbët e krimit të organizuar është një alarm që paralajmëron destabilizim. Është rënie e sistemit dhe rënie e Republikës. A mund të shndërrohet Shqipëria sot edhe zyrtarisht në një Republikë të krimit të organizar? Kjo është pyetja që shtrohet sot kur Rama kërkon një drejtësi për interesat personale të pushtetit të tij.